Po me gomarin ç'paten more aman! #zekthi ne #parlamentin e nje vendi ballkanik!
Eshte habitshme. Kisha degjuar lloj -lloj etiketimesh ne parlamentin shqiptar. Por kur degjova dhe fjalen Gomar, fika menjehere Tv-ne dhe dola ne kerkim te Liderit.
Pas shume mundimesh, se Lideri eshte perhere i zene, gjeta nje moment, vetem nje moment dhe bera nje selfi.
Ta kem per kujtim se nuk i dihet!
Nese iu vjen deshira per nje selfi me Liderin, mund ta kerkoni ne rruge, ne kopesht, ose ne ndonje zyre te rendesishme, ose ne... (nuk ma ben zemra te flas) ne parlament...
Poezi, fotografi, opinione, satirë, humor, polemikë, letërsi, e prapë poezi e prapë fotografi!
venerdì, dicembre 16, 2016
sabato, novembre 26, 2016
Kur ikën gjermani i fundit! -aty fillon fatkeqësia jonë
Pamflet
-nga
Edmond Kaceli
Erdhi
dhe iku! Erdhi dhe iku një gjerman këto ditë. Këto ditë festash të mëdha për
popullin shqiptar.
Sa
për kujtesë:
28 nëntori -Festa e Flamurit dhe Dita e
Largimit të gjermanit të fundit -për partinë demokratike dhe përkrahësit e sajë.
28 dhe 29 nëntori -Festa e Flamurit dhe Dita e
Largimit të gjermanit të fundit, për partinë socialiste dhe përkrahësit e sajë.
Unë
për arsye asnjanësie festoj vetëm Festën e Flamurit, ndërsa atë të largimit të
Gjermanit të Fundit e quaj një ndër ditët më të zeza të popullit shqiptar. Pra
nuk e festoj.
Madje
po ti referohemi historisë shqiptare, qysh prej luftës së parë botërore e këtej,
vërtetohet katërcipërisht se ikja e gjermanëve është shoqëruar me fatkeqësi të
mëpastajme për popullin shqiptar:
1914 -Ikja e Princ Vidit -Ishte ikja e parë në historinë
e ikjeve të gjermanëve nga Shqipëria. Copëtimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe lënia
nën mëshirën e fatit të kohës, ishte rezultati fatkeq i kësaj ikjeje.
1944 -Me ikjen e gjermanit të fundit
nga Shkodra (ne mbetemi edhe sot e kësaj dite rob të diskutimit idiot 28 vs 29
nëntor), filloi historia më e dhimbshme e popullit shqiptar- Duke kujtuar e
festuar se ia futëm gjermanit të fundit, në fakt ia futëm vetes dhe nuk ia hoqëm
për vite e vite të tëra sundimit terrorist të bandës së komunistëve të udhëdrequr
nga kryebanditi Hoxha!
1984 -1987 -Erdhi nja tre herë edhe një
gjerman tjetër i quajtur Shtraus. Pas tre vizitave të maskuara turistike, e me
misione të kjarta politike, ai iku në 1987-ën duke na lënë, si gjithëherë
fatkeqë, në fatkeqësinë tonë të përjetshme nacionale!
2016 -Këto ditë iku dhe Krichbaum, një gjerman që shumë prej
nesh nuk e kishte në listë se ekzistonte! E njohëm vetëm pasi iku duke na
shkruar nja shtatë urdhëresa. Shtatë urdhëresa që në përpjekjen për të hyrë në
Europë, bëhen më të rëndësishme se Dhjetë Urdhëresat e Librave të Shenjtë!
E pas kësaj ikjeje fatkeqe për ne njerëzit e
thjeshtë, jemi të detyruar të dëgjojmë rrugaçërinë e politikanëve shqiptarë të
pozitës dhe opozitës; rrugaçërinë e bandës parlamentare të gjitha ngjyrave;
arrogancën e pashoqe të qeveritarëve dhe kryeministrit (që kujton se vendi
qeveriset me barcoleta); sahanlëpirjet dhe bythëlëpirjet e analistëve që për
hir të pushtetit të sotshëm e për hir të pushtetit që do të vijë nesër, bëjnë
sofizma njerëzish të ditun që kënaqen duke dëgjuar dhe replikuar pafundësisht
dhe budallakisht me sho- shojnë!
E ne populli fatkeq, kthehemi në barcoletë, ku
gjermani i fundit, me emrin e vështirë Krichbaum, duke na lënë në një tjetër
fatkeqësi shqiptare na thotë:
Hipni këtu e shihni STA... TUSIN!
(Post scriptum) Shpresat e fundit janë varë në
aftësinë e kryeminstrit të qeverisjes me barcoleta për ti treguar ndonjë
barcoletë për të qenë kancelares Merkel)
Etichette:
edi rama,
edmond kaceli,
festa e çlirimit,
festa e flamurit,
gjermani i fundit,
krichbaum,
librat e shenjte,
merkel,
opozita,
pamflet,
parlamenti,
princ vidi,
shtraus,
statusi i shqiperise,
vetingu,
zekthi
domenica, novembre 06, 2016
Trungu i vjetër
nga E. Kaceli
Ra një gjethe
ranë dy gjethe
ranë tri, katër, shumë
ranë dhe vazhdojnë të bien shumë gjethe
rrëzohen në ritin e stërvjetër sa bota...
Flutura të vdekura ranë gjethet e e mbrame
Të lodhuna prej qëndrimit në pemë...
Ngjyrat e krahëve mbushën rrugët, dhe rruginat e shpirtit
Degët lakuriq, mblodhën krahët, krejt si femrat pasi bëjnë dashuri
Vjeshta mori shkallët dhe u nis nëpër rrugën e kahershme
Dyert u mbyllën në heshtje, siç mbyllen kujtimet e një
moshe të bukur
Ra një gjethe
ranë dy gjethe
ranë tri, katër, shumë
ranë dhe vazhdojnë të bien shumë gjethe
rrëzohen në ritin e stërvjetër sa bota
Ranë gjethe një nga një
në mijëra ngjyra
në heshtje
pa zë...
Dhe unë, trungu i zhveshur,
mbytem -deri në palcë i tharë
në vetminë që vjeshta më lë...
Itali, nëntor 2016
Etichette:
dashuria,
edmond kaceli,
foto dhe poezi per vjeshten,
fotografe shqiptare,
gazetaret shqiptare,
kujtimet,
ngjyrat e vjeshtes,
poesi,
poete lezhjane,
poete ne mergim,
poezi shqipe,
renia e gjetheve,
vjeshta
sabato, ottobre 29, 2016
Në dashuri duhet guxim! -Shukri -Ylli -Guximtar!
Pamflet nga E. Kaceli
Gjithëherë është thënë se në
dashuri duhet të guxosh!
Gjithëherë është thënë se në
politikë duhet të guxosh.
Dashuro -Guxo! Qeveris -Guxo!
Shkëlqe -Guxo!
Por kur hyn në politikë ndodh
që për arsye psikologjike të ngatërrosh portofolin ministror nëpër mbërtheckat
e një vajze të re dhe nëse je Yll vezullues të gjitha shkëlqimet dhe gradat të
shkojnë për ... lesh themi nga Lezha!
Guximtarët provojnë përsëri!
- Derisa iu del vrima në brekët e shqyera, marrin ajër nga poshtë, e nuk arrijnë
të kuptojne ku hyn sundimi politik me shkërdhimin moralo -politik, e rrëzohen
prej fikut ndërsa kërkojnë të mbulohen me gjethet e fikut...
Kulmi kur sheh brekët e
Shukriut, plus mbërtheckat e Yllit, që tunden e shkunden si flamuj e dekorata të dala boje, e thua: Jam Guximtar! Përse të mos e provoj edhe
unë! Kush do të marrë guximin të gjykojë Guximtarin e etshëm për dashuri!
Kështu, në një çmenduri
tipike shqiptare ngatërron seksin me dashurinë, ngatërron guximin me gjykimin, ngatërron
qeverisjen me përdhunimin, ngatërron shkëlqimin me shkërdhimin!
Një zinxhir çmendurie tipike
shqiptarësh të veshur me pushtet e para abuzive, e të zhveshur mendërisht!
Një zinxhir që do të këputet
kur të vijë dita e populli i lodhur mga përdhunia e politikës dhe e pushtetit,
t'iu rikëndojë këngën: N'ato maja rripa -rripa\ një herë ma hipe\
një herë ta hipa!
Etichette:
dashuria,
edmond kaceli,
gjethja e fikut,
gjygjtari,
guximi,
guximtari,
seksi ne zyrat e shtetit,
shukriu,
sknadalet seksuale,
tv klan. emisioni stop,
ylli,
zekthi
sabato, settembre 10, 2016
Ujku i natës nga E. Kaceli
Natë më e errët se nata.
Shpirti më i errët se nata!
Një ujk i vjetër, i vetmuar, ulërin,
copëton, thyen natën
Një i vetmuar Ujk-Njeri ecën në pyll
në pyllin e heshtjes sublime
në pyllin e mbushun frikë
Pyll' i heshtjes
mbjellë me pemët mister
dhe hëna
e
vetmja ndriçuese
në natën e errët pa fund
nuk mund të ndriçojë
vetëm shton frikën
vetëm shton misterin...
Frikë e mister!
Ujku -Njeri i Vetmuar
ngul sytë zhbirues në terr
në terrin pa fund të vetmisë
trishtimit
shpresës
në terrin e shpirtit
a nuk dihet qysh!
Vetë nata, vetë misteri
vetë hëna, vetë frika,
vetë njeriu
ndahen më dysh...
Pa zhurmë, -zhurma tremb misterin
pa zhurmë, -zhurma largon frikën
pa zhurmë, -në heshtje,
-si Heshtja i ulërin natës
Njeriu -Ujk i Vetmuar
i vetmuar deri në thellësinë më të errët të shpirtit
Eshtë natë, natë e errët, e zezë
një i Vetmuar Ujk -Njeri ecën në pyll
në pyllin e heshtjes sublime
në pyllin e mbushun frikë
Një njeri i vetmuar ecën
e më duket, më duket jam unë!
që eci, eci, eci, si një ujk i vjetër
që bërtas, që thërras, që çirrrem
si një ujk tmerrësisht i pagjumë...
Itali 2016
Etichette:
arian mavriqi
ujku i zi
foto,
edmond kaceli,
hena,
koha jone,
njeriu ujk,
poete bashkekohore lezhjane,
poete shqiptare bashkekohore,
poete shqiptare ne mergim,
poezi,
poezi per pyllin,
pylli,
ujku
domenica, aprile 10, 2016
Duke pritë vdekjen... nga E. Kaceli
Prite të dielën
Nuk vjen. - të dielën është pushim
Vdekja të dielën nuk vjen.
Prite të hënën
E hëna është dita e parë e javës
e javës së mundimeve
dhe stërmundimeve
njerëzore
fillimi. -dhe Vdekja nuk vjen.
Vdekja nuk vjen të hënën
të hënë nis një shpresë
Dhe Vdekja prapë nuk vjen.
Prite të martën.
Prite. Ndoshta je me fat!
Fati ynë është Vdekja.
Vdekja -fati ynë i pralajmëruar!
As të martën nuk vjen
e marta është ditë, përgjithësisht e shenjtë.
Prite të mërkurën.
E mërkura është gri.
Vdekja ka ngjyrën e sajë. Vdekja nuk është gri!
Të mërkurën Vdekja të dërgon mesazh:
Rri i qetë! Të mërkurën nuk vij!
Të enjten. Do të vijë të enjten! Është ditë e zakonshme.
Vjen dhe të pret mundimin në mes. Dhe qeshjen!
Se ndodh qe njeriu qesh ne ditët e mundimeve!
Të enjten vjen Vdekja! Gëzohesh!
-Krejt kot. Krejt i marrë!
-Harrove!
Vdekja as të enjten nuk mundet me ardhë!
Të premten. Vjen të premten. Ardhtë e bardhë!
E premtja është e zezë!
-dhe
vihemi në radhë...
Të presim Vdekjen
Të premten... E premtja është e zezë.
Vdekja është e zezë, (mashtruesja)
nuk vjen as të premten, në ditën që ka radhë!
Gdhihemi të shtunën. Të trembur. Erdhi fundi!
Kemi frigë. Vdekja do të vijë. Nuk ka shpëtim.
Nuk ka asnjë rrugëdalje. E presim.
E presim siç e pritëm të hënën, të martën, të mërkurën
të enjten, të premten... e presim të shtunën
Nuk vjen as të shtunën! E Pabesa!
Mortja e hëngërt Vdekjen!
E mallkojmë që nuk erdhi! E falim prapë:
Mbase të dielën... Përse të dielën...
Mbase të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten,
të premten, të shtunën...
Kur vjen Vdekja. Kur vjen?
Kur vjen kjo e e hidhur! Kur vjen kjo e çmendur?
Kur vjen kjo e marrë!
Harron gjithëherë të vijë kur e presim
dhe vjen pa na dërguar fjalë...
Edmond Kaceli
Itali, prill 2016
Etichette:
ditet e javes ne shqip,
edmond kaceli,
jeta,
koha jone,
poezi lezhjane,
poezi pervdekjen,
poezia shqipe bashkekohore,
shkolla lezhjane e poezise,
vdekja,
zekthi
martedì, marzo 01, 2016
Borë nga E. Kaceli
Bie borë në rrugën e shkretë
bie borë. Bie borë e lehtë,
e
ftohtë akull
e bardhë.
Bie borë e zbardhun prej rrugës së gjatë
Bie qetësi e bardhë...
Makina tek -tuk ndihen, dhe njerëz hiç
askush nuk shijon marrëzisht borën
Vetëm një qen i bardhë, hidhet mbi borën e ftohtë
Një qen i bardhë si bora
gjuan flokët e borës dhe qeshën
Qeshën, siç mund të qeshë një qen i marrë
një qen i çmendur prej borës së bardhë...
Qeshi dhe unë me krahasimin absurd
me trishtimin tim abdsurd,
të
marrë,
të çmendur
të rrallë.
Vetja më duket krejt si qen
si ai, qen' i marrë që qeshën me vete
duke rendë me vrap pas flokëve të ftohtë,
pas flokëve tmerrësisht të bardhë
të borës që mbulon gjithçka ngadalë,
fort ngadalë.
Bie borë... E
fohtë...E bardhë...
Tinëz afron nata...
Nata më e ftohtë se bora
natë aspak e bardhë...
Makinat kalojnë rrallë e më rrallë
Iku, u fsheh prej natës, dhe qen' i marrë...
Bie borë.
Bie borë e ftohtë
Bie borë e bardhë...
Është natë, eshtë natë, është natë
është natë pafundësisht e zezë
është natë pafundësisht e ftohtë.
Është natë deri sa drita të zbardhë...
fillim marsi 2016
Etichette:
bore,
edmond kaceli,
ftohte,
kohe e keqe,
poete bashkekohore lezhjane,
poete bashkekohore shqiptar,
poete lezhjane,
poete shqiptare ne mergim,
poezi per boren,
poezi shqipe,
poezia bashkekohore shqipe,
qen
martedì, gennaio 26, 2016
Politikani korrekt nga Edmond Kaceli
Në vend të një pamfleti:
Pasioni im për fotografitë macro dhe për ato çka e si
mund të interpretosh një foto është i
madh. Kështu kjo fotografia e mëposhtme mund të titullohet ndryshe edhe "Politikani
korrekt"
(në shqipen e politikanëve shqiptarë mund të thuhet edhe "Politically correct).
Krejt e thjeshtë apo jo! Nuk ju ngjan me një plotikan të
fryrë për bukuri nga ushqimi në degëzën ku u kacavjerr pasi doli nga faza e vezës
dhe u bë larvë (troç krimb). I veshur me kostumin shumëngjyrësh të firmosur
"United Color of...".
Eshtë politikan se
ndryshon nga vezë në krimb, për tu bërë flutur, e për të rifilluar prapë ciklin
si në krejt historinë politike shqiptare të këtyre viteve. Në të trija fazat,
ajo e krimbit është më e bukura për ciklin e tij: Han, han, han dhe prapë han.
Han në atë mënyrë sa fryhet tej mase, dhe me zor lëviz prej grykësisë dhe
ushqimit të tepruar...!
Këtu fillon edhe "korrekt"
-ësia e tij. Ushqimi, babëzia, grykësia, apo çfarëdo emri që ti vini është
korrekte për politikanin tonë se vetëm kështu ai mund të plotësojë nevojën për
riciklimin e tij jetësor...
Shënim: Kush
mendon se në këtë foto njeh ndonjë politikan shqiptar, një të ashtuquajtur
politikan të ricikluar, a një politikan që
sheh mundësinë të riciklohet e ka krejt gabim. Gabimi bëhet më i madhe edhe nëse
i vë emrin. Politikani bën politikë ndërsa krimbi im ushqehet!
Etichette:
basha,
berisha,
blushi,
edmond kaceli,
foto politikanesh,
lsi,
meta,
partia demokratike,
partia socialiste,
politically correct,
politika kosovare,
politikani korrekt,
rama,
satire shqiptare,
zekthi
martedì, gennaio 19, 2016
Edmond Kaceli: Në vend të një pamfleti
Një foto në vend të një pamfleti për zgjedhjet dhe
zgjidhjet që bëjmë ne shqiptarët. Tash sa vite kemi zgjedhë në mes të gjatit
dhe të shkurtit. Zgjodhëm Berishën në vend të Ramizit!
Më pas zgjodhëm Nanon në vend të Berishës!
E pasi u ngimë me të shkurtin iu drejtuam prapë të
gjatit: Zgjodhëm Berishën në vend të Nanos.
Sa për garniturë ndërruam, pa zgjedhje, nja dy -tre krejt
të vegjël, që ikën si të mos ishin.
Mbajtëm afër një të shkurtë e të trashë (shëndoshë), që më
pas u dobësua dhe kalon sa me njërin të gjatë, sa me tjetrin, në emër të një
politike ndryshe!
U lodhëm e zgjodhëm në mes dy të gjatëve dhe një të
shkurti (që ishte i trashë nga shëndeti dhe që u dobësua pa masë), atë më të
gjatin: Ramën. Që, sikur të mos i mjaftonte gjatësia na u bashkua me të
shkurtin!
E pas disa kohësh do të na shtrohet prapë alternativa e
zgjedhjes mes dy të gjatëve, njëri është edhe i bukur (i pashëm) dhe një të
shkurti.
Duke e njoftë natyrën e zgjidhjeve që bëjmë, jam i bindur
100%, se në shumicë, prapë do të zgjedhim më të gjatin!
Në rastin më të mbrapshtë do të na mbesë në dorë një i
gjatë e një i shkurtë!
E zoti na ruajtë për zgjedhjet dhe zgjidhjet që bëjmë!
Shënim: Kjo foto nuk ka të bëjë me
zgjedhjet dhe zgjidhjet që bën populli i Shqipërisë.
Çdo përpjekje për gjithëpërfshirje shqiptarësh është e
kotë, pasi jashtë kufijve kemi vetëm të gjatë (udhëheqësa të gjatë)
Kjo foto nuk ka për qëllim të fyejë njeri! Kjo foto nuk
lidhet me emra të përveçëm a të përgjithshëm!
E kush nuk më beson i them: Mos aludoni kot! Unë kam
fotografuar, thjeshtë, një kungull dhe dy domate të vogla për të vënë në dukje
madhësinë e kungullit. Nëse ju pëlqen bëjeni "like" (më pëlqen), kudo
që ta takoni në rrjetet sociale.
giovedì, gennaio 14, 2016
Pamflet: Edhe reformë edhe e ... rruar
Tipike shqiptare. Tipike sallatë shqiptare e përgatitur
nga sallatorët (shqip kastravecët) e parisë politike shqiptare. Sallatë nga ajo
e egra dhe shumë e njelmët (Për analfabetët e shqipes, sallatë me shumë e kripë
që nuk e hanë as qentë e uritun të lagjes)
Reforma në drejtësi po shëndrrohet në një reformë në
Dreqtësi!
Një reformë që do ta bëjnë persona që kanë patur apo kanë,
të paktën dy probleme me drejtësinë. Thashë dy se të gjithë janë të akuzuar për
më shumë se një herë, apo ia kanë hedhur drejtësisë të paktën disa herë!
Më e bukura e këtij diskutimi është se palët nuk duan
pjesëmarrjen e njëri -tjetrit në këtë reformë, të cunguar dhe sakatuar që në
nisje. Merre me mend se në ç'gjendje do të përfundojë me sakatimet dhe cungimet
e marra!
Kështu si gjithëherë Rama nuk do Lulin, Luli nuk do Metën,
Meta nuk do as Ramën e as Lulin, (por bën sikur i don shumë të gjithë) e Berisha
që nuk i do asnjërin. Të gjithë nuk duan njëri -tjetrin e për rrjedhojë edhe
reformën!
Papritmas na i del gjumi edhe presidentit Nishani (kishte
humbur pa nishan) që ankohet se nuk është pyetur apo marrë opinioni i tij për
drejtësinë, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë! (edhe
kryetar, edhe këshill, edhe i lartë, edhe drejtësisë -emërtim shumë i bukur, shumë tringëllues).
Nuk mjafton që është president por dashka të japë edhe opinione!
Nga bregu tjetër ne, populli, që kërkojmë të bëjmë drejtësi
në lokalin e klubit të fshatit që e quajmë qytet dhe të qytetit që e e kemi
kthyer në fshat. Reforma jonë është me njërën dorë në gotën e pijes, e me tjetrën
duke vënë firmën në listën e borxhit. Këtë listë -defterin e borxhit pijanik, na e tund para syve pronari i lokalit sa herë
kundërshtojmë politikën e tij për reformën në drejtësi. Dhe na e tund në
publik!
Drejtësi apo Dreqtësi!
Gjejeni vetë, se mua, ndërsa të gjithë flasim me kompetencë
për reformën në Drejtësinë shqiptare, për ekspertë të palëve, për drafte (shqip
nuk e di) të palëve, për përjashtime të palëve, më bie ndërmend të them:
Dashkeni edhe Reformë, edhe Drejtësi, edhe pa përfshirë
krenat e përndrituna të politikës shqiptare.
Dashkeni edhe Reformë edhe ... Reformë të rruar!
Hajt pra: Rroftë
Reforma!
Edmond Kaceli, 14 janar 2016
Etichette:
drafti i reformes,
edi rama,
edmond kaceli,
elektorati shqiptar,
ilir meta,
lulezim basha,
pamflet,
parlamenti,
presidenti nishani,
reforma ne drejtesi,
sali berisha,
satire shqiptare bashkekohore
Iscriviti a:
Post (Atom)



