Pamflet
-nga
Edmond Kaceli
Erdhi
dhe iku! Erdhi dhe iku një gjerman këto ditë. Këto ditë festash të mëdha për
popullin shqiptar.
Sa
për kujtesë:
28 nëntori -Festa e Flamurit dhe Dita e
Largimit të gjermanit të fundit -për partinë demokratike dhe përkrahësit e sajë.
28 dhe 29 nëntori -Festa e Flamurit dhe Dita e
Largimit të gjermanit të fundit, për partinë socialiste dhe përkrahësit e sajë.
Unë
për arsye asnjanësie festoj vetëm Festën e Flamurit, ndërsa atë të largimit të
Gjermanit të Fundit e quaj një ndër ditët më të zeza të popullit shqiptar. Pra
nuk e festoj.
Madje
po ti referohemi historisë shqiptare, qysh prej luftës së parë botërore e këtej,
vërtetohet katërcipërisht se ikja e gjermanëve është shoqëruar me fatkeqësi të
mëpastajme për popullin shqiptar:
1914 -Ikja e Princ Vidit -Ishte ikja e parë në historinë
e ikjeve të gjermanëve nga Shqipëria. Copëtimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe lënia
nën mëshirën e fatit të kohës, ishte rezultati fatkeq i kësaj ikjeje.
1944 -Me ikjen e gjermanit të fundit
nga Shkodra (ne mbetemi edhe sot e kësaj dite rob të diskutimit idiot 28 vs 29
nëntor), filloi historia më e dhimbshme e popullit shqiptar- Duke kujtuar e
festuar se ia futëm gjermanit të fundit, në fakt ia futëm vetes dhe nuk ia hoqëm
për vite e vite të tëra sundimit terrorist të bandës së komunistëve të udhëdrequr
nga kryebanditi Hoxha!
1984 -1987 -Erdhi nja tre herë edhe një
gjerman tjetër i quajtur Shtraus. Pas tre vizitave të maskuara turistike, e me
misione të kjarta politike, ai iku në 1987-ën duke na lënë, si gjithëherë
fatkeqë, në fatkeqësinë tonë të përjetshme nacionale!
2016 -Këto ditë iku dhe Krichbaum, një gjerman që shumë prej
nesh nuk e kishte në listë se ekzistonte! E njohëm vetëm pasi iku duke na
shkruar nja shtatë urdhëresa. Shtatë urdhëresa që në përpjekjen për të hyrë në
Europë, bëhen më të rëndësishme se Dhjetë Urdhëresat e Librave të Shenjtë!
E pas kësaj ikjeje fatkeqe për ne njerëzit e
thjeshtë, jemi të detyruar të dëgjojmë rrugaçërinë e politikanëve shqiptarë të
pozitës dhe opozitës; rrugaçërinë e bandës parlamentare të gjitha ngjyrave;
arrogancën e pashoqe të qeveritarëve dhe kryeministrit (që kujton se vendi
qeveriset me barcoleta); sahanlëpirjet dhe bythëlëpirjet e analistëve që për
hir të pushtetit të sotshëm e për hir të pushtetit që do të vijë nesër, bëjnë
sofizma njerëzish të ditun që kënaqen duke dëgjuar dhe replikuar pafundësisht
dhe budallakisht me sho- shojnë!
E ne populli fatkeq, kthehemi në barcoletë, ku
gjermani i fundit, me emrin e vështirë Krichbaum, duke na lënë në një tjetër
fatkeqësi shqiptare na thotë:
Hipni këtu e shihni STA... TUSIN!
(Post scriptum) Shpresat e fundit janë varë në
aftësinë e kryeminstrit të qeverisjes me barcoleta për ti treguar ndonjë
barcoletë për të qenë kancelares Merkel)
Nessun commento:
Posta un commento