Në vend të një pamfleti:
Pasioni im për fotografitë macro dhe për ato çka e si
mund të interpretosh një foto është i
madh. Kështu kjo fotografia e mëposhtme mund të titullohet ndryshe edhe "Politikani
korrekt"
(në shqipen e politikanëve shqiptarë mund të thuhet edhe "Politically correct).
Krejt e thjeshtë apo jo! Nuk ju ngjan me një plotikan të
fryrë për bukuri nga ushqimi në degëzën ku u kacavjerr pasi doli nga faza e vezës
dhe u bë larvë (troç krimb). I veshur me kostumin shumëngjyrësh të firmosur
"United Color of...".
Eshtë politikan se
ndryshon nga vezë në krimb, për tu bërë flutur, e për të rifilluar prapë ciklin
si në krejt historinë politike shqiptare të këtyre viteve. Në të trija fazat,
ajo e krimbit është më e bukura për ciklin e tij: Han, han, han dhe prapë han.
Han në atë mënyrë sa fryhet tej mase, dhe me zor lëviz prej grykësisë dhe
ushqimit të tepruar...!
Këtu fillon edhe "korrekt"
-ësia e tij. Ushqimi, babëzia, grykësia, apo çfarëdo emri që ti vini është
korrekte për politikanin tonë se vetëm kështu ai mund të plotësojë nevojën për
riciklimin e tij jetësor...
Shënim: Kush
mendon se në këtë foto njeh ndonjë politikan shqiptar, një të ashtuquajtur
politikan të ricikluar, a një politikan që
sheh mundësinë të riciklohet e ka krejt gabim. Gabimi bëhet më i madhe edhe nëse
i vë emrin. Politikani bën politikë ndërsa krimbi im ushqehet!