![]() |
| Imazh krijuar me IA nga Kaceli |
Kur të nisem në rrugëtimin e fundit
mos u mundo me më ndalë
veç më përqafo edhe ì herë
(si gjith'herë)
m'uro: Rrugëtim të mbarë!
Mos më lyp në lotin kur fillon me t'pikua
m'kujto buzëqeshjen e mbrame
Lëshoje trishtimin, mos i rri peng
kam me kenë jetë
n'hapat e tu të përditshëm
nuk asht fundi
thjeshtë një ndryshim pa shmang
Kam me u ba frymë
Kam me u tretë n'erë...
Ma lësho dorën mos më mundo
pa asnjë peng kam me u kthye në shpi
Në atë udhën e mbrame ku heshtja bâhet kangë
unë do të pres! Mos u ngut!
Kam me të pritë n'përjetsi.
E nëse dhimbja ka me t'ra heshtë në zemër
kujtoju se nuk âsht lamtumirë
mos më lyp n'vorbullim të erës
Jam bâ pluhun. Preke erën
si me kenë tu prekë shpirtin tem
Mos u ngut, se ka me ardhë dita
me u pa atje ku koha âsht pa fillesë, pa fund,
pa vargoj të ndryshkun premtimesh boshe...
Kur të nisem për rrugëtimin e fundit
mos u mundo me më ndalë
veç më përqafo edhe ì herë
(si gjith'herë)
m'uro: Rrugëtim të mbarë!
Maj 2026, Itali
mos u mundo me më ndalë
veç më përqafo edhe ì herë
(si gjith'herë)
m'uro: Rrugëtim të mbarë!
m'kujto buzëqeshjen e mbrame
Lëshoje trishtimin, mos i rri peng
kam me kenë jetë
n'hapat e tu të përditshëm
nuk asht fundi
thjeshtë një ndryshim pa shmang
Kam me u ba frymë
Kam me u tretë n'erë...
pa asnjë peng kam me u kthye në shpi
Në atë udhën e mbrame ku heshtja bâhet kangë
unë do të pres! Mos u ngut!
Kam me të pritë n'përjetsi.
kujtoju se nuk âsht lamtumirë
mos më lyp n'vorbullim të erës
Jam bâ pluhun. Preke erën
si me kenë tu prekë shpirtin tem
Mos u ngut, se ka me ardhë dita
me u pa atje ku koha âsht pa fillesë, pa fund,
pa vargoj të ndryshkun premtimesh boshe...
mos u mundo me më ndalë
veç më përqafo edhe ì herë
(si gjith'herë)
m'uro: Rrugëtim të mbarë!
