Poezi, fotografi, opinione, satirë, humor, polemikë, letërsi, e prapë poezi e prapë fotografi!
lunedì, febbraio 11, 2019
mercoledì, gennaio 23, 2019
Kronikë e një gjumi të paralajmëruar
Nga Eralda Baze
Mjafton një lajm i keq
Si: një jetime siriane po vuan e po heq
Apo: një rus e një serb kuvendojnë në Ballkan
Apo: lotët patriotikë të krokodilave tanë
Dhe më vjen të ul siguresën
Të zhytem në heshtje, të trimëroj shpresën.

Sikur shpëtimi të ish kaq i lehtë...
Fqinji i papunë fillon e bërtet:
mallkon qeverinë, krizën, fatin,
qiranë, ujin, dritat, sahatin.
Poshtë në rrugë dy lypësa bëjnë
shamatë:
kazani i plehrave dhe sot i la thatë.
Veç Lola e bukur s’e prish terezinë:
jep urdhra lozonjarë që ta marrin me makinë.
Roberti ankohet: “Ku më hodhi Zoti?”
Ishte në Belgjikë, por u kthye patrioti.
Nga rafti i librave Naimi qan pa zë:
male, lisa, lumenj, s’ka ngel më asgjë...
Se poemat janë shterp mor Rilindas i mjerë,
adashët e tu sot me to po bëjnë nder.
U vënë emra të huaj, herë shkurt, herë gjatë:
PPP, koncesione, veç jo shqip “me zhvat”.
Pak valium po kërkoj me dhimbje, me ngulm
Dhe nga vendi i shkund gjithë sirtarët,
Shpëtimin tashmë pres ta gjej në gjumë,
Siç priste Kavafis barbarët...
Mjafton një lajm i keq
Si: një jetime siriane po vuan e po heq
Apo: një rus e një serb kuvendojnë në Ballkan
Apo: lotët patriotikë të krokodilave tanë
Dhe më vjen të ul siguresën
Të zhytem në heshtje, të trimëroj shpresën.

Sikur shpëtimi të ish kaq i lehtë...
Fqinji i papunë fillon e bërtet:
mallkon qeverinë, krizën, fatin,
qiranë, ujin, dritat, sahatin.
Poshtë në rrugë dy lypësa bëjnë
shamatë:
kazani i plehrave dhe sot i la thatë.
Veç Lola e bukur s’e prish terezinë:
jep urdhra lozonjarë që ta marrin me makinë.
Roberti ankohet: “Ku më hodhi Zoti?”
Ishte në Belgjikë, por u kthye patrioti.
Nga rafti i librave Naimi qan pa zë:
male, lisa, lumenj, s’ka ngel më asgjë...
Se poemat janë shterp mor Rilindas i mjerë,
adashët e tu sot me to po bëjnë nder.
U vënë emra të huaj, herë shkurt, herë gjatë:
PPP, koncesione, veç jo shqip “me zhvat”.
Pak valium po kërkoj me dhimbje, me ngulm
Dhe nga vendi i shkund gjithë sirtarët,
Shpëtimin tashmë pres ta gjej në gjumë,
Siç priste Kavafis barbarët...
domenica, dicembre 16, 2018
Ajo erdhi tek unë... nga E. Kaceli
Ajo erdhi tek unë…
Erdhi me frikën e vdekjes, megjithëse,
unë ia kisha premtuar ndonjëherë vdekjen.
Ajo erdhi tek unë me frikën e vdekjes së
tmerrshme dhe
me të gjitha tmerret që vinin si pasojë e
sajë. Erdhi tek
unë
duke sfiduar të gjitha, së bashku me atë
të tmerrshmen,
vdekje,
duke sfiduar edhe të gjitha thashethemet e
njerëzve
që përgojojnë vdekjen
megjithë viktimat…
Ajo erdhi tek unë e bindur.
Pas ardhjes do të vdiste njëherë e për-
gjithmonë.
Erdhi tek unë për të mos u ngjallur ku-
rrë pas takimit
fatal
për atë vetë dhe për mua.
Ajo erdhi tek unë: I qe mërzitur jeta.
Ajo erdhi tek unë: Për të gjetur vetëm
vdekjen e
bindur
se do ta gjente vetëm tek unë, edhe
unë i bindur e
prita…
Ajo erdhi.
Pabesisht, gjetëm, tek njëri –tjetri,
Jetën
dhe u zhgënjyem,
u zhgënjyem nga vdekja e pabesë…
giovedì, dicembre 13, 2018
Ju pres për dialog!
Nuk ka rëndësi kush është në pushtet! Nuk ka rëndësi kush është kryeministër! Qysh në vitin 1990, e deri më sot, kjo ka qenë mënyra e vetme e dialogut me të gjithë ata që protestojnë!
(Foto e shkrepur ne museun e Memories, BunkArt2, Tirane, Shqiperi)
domenica, novembre 11, 2018
Opozitarë, Vëllezër, Derra!
Satirë:
-nga Edmond Kaceli
Të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të
barabartë! -Ky perifrazim i mikut tim të adoleshencës, të madhit George Orwell, më vjen
parasysh sa herë shikoj derrat që na rrethojnë, e na komandojnë e na udhëheqin!
Në vijim të udheheqjes derrore në Fermën tonë të kafshëve më bie ndërmend
ajo shprehja e famshme e thënë nga një derr udhëheqësi (në shqip: burrë i zoti)
para do kohëve:
Opozitarë por vëllezër!
Tani se si mund te bëhet derri opozitar për vëllain derr, vetëm dreqi i
derrit e di!
Ekziston edhe një barcoletë filozofike e famshme për derrat:
Në pazar të kafshëve në Milot, një fshatar i kërkoi shitësit që derrkucët,
të mos jenë baxhanakë! (Baxhanakë në
shqip përkthehet kunat me gratë motra)
Arsyeja ishte se baxhanakët nuk kanë konkurrencë me shoqi -shojnë, dhe
nuk do të majmeshin si duhet!
Fshatari, rritës derrash me shumë përvojë, i lypi vëllezër!
Përfundimi logjik! Ka një luftë të ashpër për ushqim e
derrat e majmen më fort kur janë vëllezër!
Vëllezër por opozitarë!
Kështu hanë më fort e jetojnë më të lumtur, e majmen më të
lumtur, duke u ushqyer në lugun (tharkun) e derrave!
Pra, pavarësisht se cili derr është në krye të udhëheqjes
për momentin, parimi është i njëjtë: Opozitarë por vëllezër! Kështu majmëria bëhet
e pafund!
P.S. Çdo aludim për Shqipërinë, pozitën,
opozitën, qeverinë, kryeministrin, presidentin, parlamentin, gjykatat, e gjithë
strukturat e administratës atje, është i pavend dhe i dënueshëm konform ligjeve
në fuqi dhe konventave ndërkombëtare!
lunedì, novembre 05, 2018
O çmendi që quhesh Shqipëri!
Është një vend tmerrësisht i trishtë
Është një vend pafundësisht i çmendur!
Është një vend i trishtë, një vend i çmendur është
Një vend ku dhe dielli lind i trishtë
jeton trishtimin e vet
mbytet në një det të trishtuem
për të lindë të nesërmen më i pafat
majë një mali që ndjell vetëm trishtim
majë një mali të çmendur në lartësinë e vet!
Diell i çmendur! Diell çmendurisht i trishtë!
Njerëzit më të çmendur se dielli!
(Njerëzit e këtij vendi pasi çmendën njëri -tjetrin
iu kthyen Zotit - E çmendën dhe Zotin!)
Është një vend i trishtë, një vend i çmendur është
Është një vend tmerrësisht i trishtë
është një vend pafundësisht i çmendur
i trishtuar pafundësisht
I lumtur
marrëzisht
në trishtimin dhe çmendurinë e tij!
...Në qoshkun më të përhumbur të Botës
nën qiellin më të ndryshkur të Botës
nën diellin më të trishtuar të Botës
vijon të ndodhet Shqipëra!
E. Kaceli, Itali 2018
lunedì, ottobre 01, 2018
Dje: Nga na erdhën këta Partizanë?! Sot: Nga erdhën këta Horra!
Pamflet nga E. Kaceli
Kur mbushën sheshet ca zhelanë me yllin e kuq në ballë, që
vrisnin e prisnin pa dallim feje, krahine dhe idejet, të gjithë kundërshtarët
personalë dhe politikë; që dhunonin e përdhunonin çdo njeri të pasur apo çdo
njeri me prejardhje të pasur a gjysëm të pasur; që shtypnin e torturonin
intelektualët, priftërinjtë, hoxhallarët e njerëzit e Zotit; që mbasi vranë e
prenë kundërshtarët, shkuan në hell edhe njëri -tjetrin në emër të idealeve;
njerëzia pyeti me gjysëm zërit:
Nga na erdhën këta partizanë!
Sot, shumë, krejt shumë, vite mbrapa, më duket se ora e
shqiptarit ka mbetë në vend numëro! Jemi po aty!
Me ndryshimin e vetëm se kanë zëvendësuar mushkat e
transportit me makina të blinduara e xhama të zinj! Zhelet i kanë zëvendësuar
me rroba të firmave të njohura! Gjatësinë mundohen ta plotësojnë me gjatësinë e
celularit e tundjen e kobures. Trashësinë e mendjes me numrin e dashnoreve!
Qysh prej 44-ës, më kot mundohemi të ecim! Kemi mbetë në
vendnumëro! Vetëm njerëzia, duke u lutur nën melodinë "dhunën e përditshme
falna sot" pyet:
Nga na erdhën këta Horra!
Këta horra që na kanë zaptuar rrugët, lokalet, parqet,
fshatrat, qytetet. Këta horra që kanë mbytë Shqipërinë. Këta horra që i ndeshim
kudo dhe ulim kryet përpara tyre më shumë se përpara perëndisë!
Këta horra që një herë në katër vjet nën zhurmën dhe bujën
e burrave të fortë, i veshim me pushtet absolut që nga kryeplaku i fshatit,
kryetari i bashkisë, komunës, e deri sa i çojmë në parlament, apo në qeveri, për
të na dhunuar, poshtëruar, e varfëruar, politikisht, moralisht, e mendërisht!
Ulim kryet si qengja të butë duke rrejtë veten se
"Nuk kanë punë me mua!" Ulim kryet siç e kemi ulur gjithmonë! Ulëm
kryet nën dhunën e Enverit, nën pushtetin e dhelprës Alia; ulëm kryet sa herë
iu tek Fatos Nanos, apo Berishës: ulim kryet përballë Edi (Edvin) Ramës; i biem
në gjunj Ilir Metës; puthim Lulëzim Bashën e kacarrojmë Lali Erin, duke i
shpallë (Mo Zo ma keq!) Perëndi!
Në përuljen tonë të përditshme, në frikën e delirin që
pjell pushteti, iu thurim edhe këngë! Këngë ku teksti është i njëjti tekst -servil
i përulun, por vetëm iu ndryshojmë emrin
E sa herë na del gjumi nga kur bëhet publike trafiku, skandali
apo dhuna e radhës, nga të afërmit e horrave, nga horrat, apo nga kryehorrat
personalisht, pyesim të çmeritun, e me gjysëm zërit:
Nga na erdhën këta Horra!?
Hë pra nga na erdhën?!
domenica, settembre 02, 2018
Më duket e thërrasin Atdhe!
Vijmë e largohemi
në makinat e shtrenjta, e më pak të shtrenjta
ngarkojmë pjesën tjetër të boshllëkut
që nuk e mbart shpina
Shpina -thyer prej viteve dhe mallit
rrugëve të botës
jetimë deri në dhimbje!
Në heshtjen e ditëve të mbushura me bosh
Jetojmë ca ditë në vendin e Hiçit
(më duket e thërrasin Atdhe)
Sjellim boshllëkun e largët
prodhojmë boshllëkun e ditës
hamë e dhjesim boshllëk!
Argëtohemi! Largohemi!
Teksa ikim -qëllojmë ca plumba bosh
shkrepim ca pushkë marrëziet
drejt qiellit -bosh në pafund
Qiellit të këtij Hiç -vendi
që e thërrasim Atdhe!
Pa dashje! Lamtumirë!
Shqipëri gusht 2018
E. Kaceli
venerdì, luglio 20, 2018
E passato ancora un giorno...
E passato ancora un giorno...
E passato ancora un giorno
senza amarsi!
E scappato! -non abbiamo fatto amore
...Di nuovo abbiamo perso
100 anni dalla nostra vita!
Iku dhe një ditë...
Iku dhe një ditë
e nuk u deshtëm!
-Iku! -nuk bëmë dashuri!...
...Prapë humbëm,
100 vite të tjerë nga jeta jonë!
E.Kaceli
lunedì, luglio 16, 2018
Kujdes me aeroportet!
Satirë
-Njëky Lideri ynë rozë, po e shëndrron
vendin në një superfuqi aeroportuale!
Kryeministri dhe Lideri ynë i nderuar, Shkëlqesia e Tij e
përndritme dhe e stërgjatë, ka shpallë, së mbrami, ndërtimin e një aeroporti të
ri në Sarandë! Një aeroport turistik jashtëzakonisht i vlefshëm!
Përveçse i gjatë është edhe shumë gjatëpamës!
Përveçse i gjatë është edhe shumë gjatëpamës!
Më ndërtimin e aeroporteve, po ia kalon edhe të përndriturit
tjetër, blu, Sali Berisha i cili e pati mbushë Shqipërinë me hidrocentrale, e
centrale termo -bërthamore, duke e shëndrruar në superfut'qi energjitike!
(Historia na kujton se edhe një tjetër udhë -dreq -tues,
paradhësi i këtyre të dyve! Ai dreq na e pati shëndrruar Shqipërinë në vendin më
të fortifikuar në botë!)
Pas ndërtimit të aeroportit të Divjakës, ku zunë rob edhe
një italian ndërsa kishte ardhë për turizëm mushkonjash, ndërtimi i aeroportit
të Kukësit, dhe atij të Vlorës, janë një tjetër prioritet e sukeses madhështor
i Liderit suprem!
Në takimet bythë më bythë me popullin (për ti dalluar me
takimet gju më gju të Qoftëlargut) njerëzia i kërkuan, përveç ndërrimin e
atleteve me këpucë, edhe ndërtimin e
disa aeroporteve të tjera në disa nga fshatrat me rëndësi strategjiko
-turistike për Shqipërinë.
Ringritjen e aeroportit të Gjadrit në Lezhë, e kur të
kalojë për në Lezhë, t'ia fusë edhe një aeroport në fshatin Shënkoll, një
aeroport në Vithkuq, një aeroport në Gruemirë, e një aeroport në KurveLesh! (Të
gjithë sa për fillim!)
Sa për t'iu
ndriçuar pak trutë: Një aeroport i madh ka nevojë për 4 km pistë; një aeroport
mesatar ka nevojë për 3 km pistë; dhe një aeroport i vogël ka nevojë për
1.8 deri në 2.2 km pistë.
E me gjithë këto aeroporte që po ndërtohen, që po pritet
të ndërtohen, dhe që po fantazon Lideri të ndërtohen në Shqipërinë 355 km gjatë
e 150 km gjërë, në vijë ajrore, në cilin qiell do të fluturojnë!
Se me këtë ritëm do të ketë një trafik kaq të rënduar ajror,
sa nuk e shpëton dot as ndërtimi i bypasse-ve qiellore.
Problemi zgjidhet vetëm nëse Gjatësia e tij, Qoftë Larg,
vendos të lëshojë, pas ndërtimit të aeroporteve nëpër katundet dhe katun -qytetet
shqiptare, postin e kryministrit e të marrë në dorë personalisht, komandimin e
trafikut ajror në Shqipërinë superfu -qike aeroportuale!
Vetëm kështu qielli, ata që fluturojnë nëpër qiell, e ne
që fluturojmë nëpër tokë do të ndiheshim të sigurtë gjatë frymëmarrjes dhe
frymënxjerrjes së përditshme!
Edmond Kaceli
Etichette:
aeroportet ne shqiperi,
aeroporti i vlores,
divjaka,
edi rama,
edmond kaceli,
enver hoxha,
gjader,
gruemire,
kryeministri shqiptar,
kukes,
kurvelesh,
lideri,
sali berisha,
saranda,
shenkoll,
vithkuq
Iscriviti a:
Post (Atom)


