Lexues

lunedì, aprile 08, 2024

Nyje... nga E. Kaceli

Nyje... krijuar me IA nga Kaceli


Në mjegullën e kujtimeve të vjetra ecën një burrë
drejt pafundit, pa ditë çfarë e pret atje, larg
gjurmët e hapave shkrihen në të hiçit humnerë
gjith'si yjet, kur rrëzohen n'errsinën e natës, varg
 
Hijet vallëzojnë rretheqark tij, paprerë
Të fshehtat varrosur në tokën e kujtesës
n'sa Zërat e të Parëve pëshpërijnë në erë
Rrugën i udhëheqin, drejt misterit, shpresës
 
Ndoshta atje, përtej horizontit të amullt
gjendet përgjigjia, domethënia e fshehur
o ndosht' à vetëm udhëtimi që njihet, i vagullt
kërkim i pafund, për me ditë fundin, i etur!
 
Burri vazhdon marshimin si ushtari n'front
ndërmjet mjegullave të kohës e shpirtit
E, n'sa dielli perëndon në horizont
Kupton se asht një grimcë kot n'pafundin e gjithit!

Itali, prill 2024

venerdì, marzo 15, 2024

Ferri ... nga E. Kaceli

L'inferno (Ferri) Krjuar me IA nga @Kaceli

Nëse dashuria jote është fati im
lermë të jetoj në ëndërrën tënde
Nëse ti je Ferri, më bëj vend
Parajsa bosh nuk më duhet!

Nëse zemra jote është Parajsa
lërmë të fluturoj lart e'
të rrëzohem nën këmbët e tua
aty, në burg -parajsën e vërtetë

Nëse trupi yt është dëshira
lermë të përkëdhel frymën tënde
Ti fati im -ferri im dhe'
fryma, e shpirtit tim pa fat

Nëse zëri yt është këngë
më lër t'ia dëgjoj magjinë zërit
Sirenë e Odiseut -mbytëm fort
der' të vdes në kurthin e ëndërrës tonë

Nëse Ferri janë sytë e tu
at'herë le të digjem brenda tyre
E kur zjarri do të shuhet në fund
ka me t'mbetë hija e një kujtimi të djegun.

venerdì, febbraio 16, 2024

Mbeti veç Dheu! poezi nga E. Kaceli

Trokitje ne bosh (Krijuar me IA nga @KaceliE)
(Kushtim: Babës, Rrok Kaceli)

Në shtëpinë e Babës, i Zoti i Shpisë nuk është më!
Mos thirrni kot! S'ka britma fëmijësh
                                                        në oborr
Heshtja dhe pemët që thahen për ujë
plotësojnë peizazhin shkretan.
 
Në shtëpinë e Babës, ikëm të gjithë
E fundit mbylli derën e dhimbjes Nëna!
(Nënën e morëm me vete
me një biletë të ftohtë avioni në qiellin e lotit)
Në Mëmë'Dheun tim mbeti veç dheu...
 
Në Mëmë e Atë Dheun tim
mbeti veç një shtëpi e pa jetë!
(Lidhur me alarmin e rojeve
që ruajnë Boshllëkun Final)
 
Në derë i varur trokitësi - Kryq Dhimbjet
për miqtë e dikurshëm që bërtisnin nga oborri:
A don miq o i Zoti i Shpisë!
 
Në shtëpinë e Babës, Baba nuk është më!
Në At'Dhe, Ati im u shua prej dhimbjeve...
 
Në Mëmë'Atë'Dheun tim mbeti veç Dheu!
Dheu që na shoqëron ngado...
 
Shkurt 2024

domenica, gennaio 21, 2024

Satirë: Zgjedhimi i foljes që nuk ekziston nga E. Kaceli


Kirurgu i famshem shqiptar sipas AI dhe @Kacelit

Kardilogoj
, koha e tashme, numri njëjës e pastaj shumës!
 
Unë kardiologoj
Ti kardiologon
Ai (ajo) kardiologojnë!
Ne kardiologojmë.
Ju kardiologoni
Ata (ato) kardiologohen!
 
(Në Shqipëri arrestohet një kardiokirug pasi jetonte me tri gra dhe abuzonte me një të mitur me pretendimin se donte të martohej dhe ta bënte gruan e katërt!
Nga ana tjetër ngrihet pyetja legjitime: Ku i merrte paratë për të mbajtur gjithë ato gra! SPAK-u duhet të hetojë urgjentisht!
Shqipëria -vendi i njëmijë e një çudirave!)
 
Janar 2024