Për ku po shkon, ku je nisë?
Plak i vjetër, mjekërbardhë, për ku?
Në cilën rrugë të botës?
Nga vjen?
-ngarkuar me një thes të vjetër,
shkyer prej peshës së halleve...
Kurr'herë nuk kam besuar se
Plaku i Krishtlindjeve mbart dhurata
(Në thesin e vjetër,
nuk ka vend për dhurata)
Vetëm halle!
Plus një mijë e një halle të tjera
ngarkuar
Fort ngarkuar
Nëpër borën imagjinare,
dhuratat imagjinare,
peshojnë
Peshojnë deri në dhimbje
Plaku me zor lëvizën nëpër rrugën bosh
Njerëzit i largohen Plakut si mortjes!
Ku shkon?
Prej nga vjen?
Plak i çmendur,
mjekërbardhë,
veshur në të kuqe
ngarkuar me thesin e vjetër
rënduar nga pesha e botës
Krishtlindje 2024, Itali
Nessun commento:
Posta un commento