Për romanin "Brirët" të poetit dhe gazetarit të mirënjohur
Marash Mirashi
-një roman që shënon histori në letërsinë bashkëkohore shqiptare e më gjërë!
Ju donit Republikën e Hashures! Marash Mirashi, ju sjell
Republikën e Babzilandit! Mirë se vini në shtetin më të ri, e më grotesk në
botë, që vetëm gjeniu i një shkrimtari (poet dhe gazetar, i mirënjohur) mund ta
krijojë!
-një roman që shënon histori në letërsinë bashkëkohore shqiptare e më gjërë!
Emri zyrtar:
Republika e Babzilandit
Emblema shtetërore: Dy brirë
Heroi Kombëtar: Urtmileti
Tipi i regjimit: Demokraci baritore
Kryeqyteti: Tirrvul
Organi ekzekutiv: Këshilli i Lartë i Barinjve
Posti më i lartë: Kryebari
Postet më të ulta: Bari ose bareshë
Monedha kombëtare: Babzinda
Numri i popullsisë: Në proces numërimi
Ndarja administrative: Katër kantone
Arma ceremoniale shtetërore: Sfurku
E adhurojnë shumë Kryebariun e tyre. Interesohen vazhdimisht për shëndetin e tij dhe gëzohen pa masë, kur ai del në televizor dhe mban fjalime fort monotone!

Mjafton kjo pashaportë për të ftuar lexuesin nw historinë
e asaj çka do të ndodhë më pas në romanin satiriko -grotesk "Brirët"!
Një kronologji e paralajmëruar dhe e jetuar prej 1944 e sot, në vendin ku nënshtrimi, mashtrimi, spiunllëku, diktatura, servilizmi, kurvëria, injoranca, arroganca, dhuna dhe babëzia janë shëndrrur në institucion deri në sferat më të larta!
“Ky dreq pushteti - mendoi me vete, - kaq shumë i mbarsur me servilizëm, tule grash, korrupsion, babëzi dhe kurthe. Nuk i thonë kot Babziland!” Kur u kujtua se edhe ai vetë ishte njëri nga ata që i mbartte këto cilësi, e mbylli gojën."
Thënë kjo, unë nuk do të ndalem në hollësitë e romanit, në përshkrimin e personazheve, në vështrimin kritik apo në gabimet ortografike!

Në një kohë kur të gjithë janë bërë shkrimtarë, kritikë,
poetë, gazetarë, analistë etj.. etj... unë thjeshtë do ju ftoja të fillonit
leximin e kësaj perle të letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe më gjërë). Ju
ftoj të filloni leximin, me sigurinë se nuk do gaboni në përzgjedhjen tuaj!
Pse duhet të lexojmë "Brirët"? -Se është një roman satiriko -grotesk krejt ndryshe! Në paçi lexuar "Don Kishot", "Ushtari i mirë Shvejk", "Ferma e Kafshëve" apo satirën e të madhit Konica, Mirashi na sjell diçka krejt ndryshe, në një tjetër nivel!
Shkrimtari Marash Mirashi, në ndryshim, nëpërmjet një grotesku mjeshtëror, evidenton atë që regjimet diktatoriale dhe postdiktatoriale, autokratike, arrijnë të bëjnë me Njeriun! E kthejnë Njeriun në një kafshë, në rastin konkret në një lopë (tufë lopësh), duke ia rrëzuar dinjitetin njerëzor deri në shkallën më të ulët të zhvillimit biologjik!
Kthimi në lopë që pëllasin të gëzuara, ndërsa lëshohen nga Kryebariu të kullosin rrugëve dhe arave të Babzilandit, pavarësisht nga rangu që patën, sa ishin njerëz të pushtetshëm, është metamorfoza që nuk i shpëton dot!
Kohët e vështira kanë nevojë për letërsi të madhe! Romani "Brirët" i shkrimtarit Marash Mirashi, ka zënë vendin e vet dinjitoz në këtë letërsi! Lexojeni!
Edmond Kaceli, Itali

Nessun commento:
Posta un commento