-Satirë nga E. Kaceli
Fort i dashtun Kryetimonieri pa patentë i makinës së rrënueme
të vendit tim! -Je nish pasha te madhin Zot! Je njish e çfarë njishit!
Je hero! Je yll! Je boss! (Jo boss i krimit siç te thonë
ata blutë që nuk kanë lidhje me uniformat e policisë që aq fort e duam!)
Je lider! Je kryelider!Je largpamësi ma i math që
historia moderne shqiptare e këtyne viteve mas 90-es ka njoftë!
Ja kalove dhe Berishës. E ç'dreqin asht Sala përpara
tejet! Ai ishte mjek jo timonier! E në tepsinë e Saliut hanin të gjithë!
Je aq i aftë, aq i përgatitun politikisht e mendërisht,
sa i le të gjithë në bisht të karrocerisë së shtetit shqiptar!
Ke ba shtet! dhe vazhdon me ba shtet! Përqiell e përdhè!
Shtet e çfarë shtetit! He të na e rroç sa malet e
Veleçikut, Taraboshit, Nemërçkës etëtjerë, e të tjerë! Marrç sa më shumë nga
ditët e tua!
E nise historinë shtetformuese bash si Komandanti ynë
Legjendar, me dyqind Petrita (rilindës). E rilinde gjithkah ku kalove. E
rilinde aq fort, shtetin, sa edhe rilindasve të shquar iua harruam emrin!
Le në hije edhe vetë Heroin Kombëtar, kur ajo Petritja (e
nji prej dy qinshes), ia dhjeu Heroit duke të nxjerre para të gjithëve si Skënderbeu
i Vërtetë, në versionin mik i ngushtë me turqit!
Rrugës me gropa të historisë moderne të shtetformimit
rilindas pate edhe ndonjë problem të vogël, ndonjë tra të thyer, ndonjë grusht
miell turinjve, ndonjë mollatartë të kuqe, e të pjekun fort, ndonjë kokërr vezë...
Por ti Lideri ynë i math, e largpamës, vijove rrugën me vendosmëri të pashoqe!
I ndjekun, marrisht, gjithëherë, prej dyqind Petritave që
për asnjë çast nuk të lanë vetëm! Edhe pse, në ecje e sipër, i hodhe nga makina
njërin pas tjetrit!
Tash në ditët e mbrame të rilindjes, që e rilinde aq shumë
sa ia shkatrrove organin e pjellorisë, kur baj dy llogori më dalin prapë dyqind
të fillimit!
Por jo dyqind Petrita! Dyqind Skiftera!
Vetëm një Lider largpamës si ju, mund ta bënte këtë shëndrrim
gjigant!
E na njerëzia e thjeshtë, që nuk kuptojmë asgjë nga shtet-bamja,
e shtet -dreqtimi, vërejmë me gëzim të math shëndrrimin e dyqind Petritave në
dyqind Skiftera!
Nga ata Skifterat që lanë nam vilave e pallateve të botës,
duke ia ngritë zanin Shqipërisë e duke ndihmu me forcë të jashtëzakonshme në integrimin
e sajë europian!
E këta dyqind Skifterat kanë nevojë për Kryeskifterin!
Të paçim e të daçim o Kryeskifteri ynë i pavdekshëm!
Nessun commento:
Posta un commento