Jam shumë i lumtur t'iu njoftoj se javën e ardhshme, në
datat 7 dhe 8 gusht, në Albaretto della
Torre, Piemonte, Itali do të hapet ekspozita personale me fotografi të
realizuara në kohë të ndryshme nga unë.
Titulli i ekspozitës është zgjedhë nga kujdestari i sajë
Claudio Lorenzoni, artist grafik dhe promovues arti, nga qyteti i Torino-s.
"Quello che
vedo" (Ajo që shikoj) , ka të vecantën e saj të ekspozimit, në kullën e
Albaretto-s, një ndërtim vertikal, që daton vitin 1630. Do të jenë 20 fotografi
të realizuara gjatë viteve, në Shqipëri ashtu edhe në Itali, ku jetoj prej kohësh. Ajo eshte pjese e eventit te pervitshem"Alta Langa Rock", ku marrin pjese grupe muzikore "rock" kryesisht nga Veriu i Italise.
Ekspozita bëhet në bashkëpunim me shoqatën kulturore,
artistike, "Purgatorio", dhe komunën e Albaretto-s.
Kjo është ekspozita e dytë personale, pas asaj të vitit
2013, po në Itali, me temë " Nga Shqipëria në Langhe"
Nessun commento:
Posta un commento