Mos më thoni: Je i marrë!
-jam më shumë: Jam i çmendur
jam i çmendur në çmendinë time
-jam
i lumtur gjithashtu.
Jam i çmendur.
-coptuar në qindra grimca marrëzie
në mijëra grimca çmendurie
-shpirtçmendur, trupçmendur
trurin të ndarë në një mozaik pa nisje
në një mozaik pa fund
në një mozaik pa lidhje
(Krejt psikologët e botës nuk po munden me gjetë
shpjegim)
Unë prapë jam i lumtur!
në marrëzinë dhe çmendinë time të pafajshme
në çmendinë time thellësisht të brendshme
-të
jashtme gjithaq!
Çmendia ime, gjendja ime sublime!
(Me kenë normal nuk përbën asgjë të re
nuk është lajm!)
Jam ndryshe! Krejt ndryshe nga ju te gjithë!
Jam i çmendur! -nuk dua asgjë nga ju!
Veç më leni në çmendurinë, në marrëzinë time!
Ju njerëz çuditërisht normalë
aq shumë normalë!
-sa më vjen keq për normalitetin tuaj!
It, maj 2018
Edmond Kaceli(Fotoja illustruese është interpretimi im fotografik i veprës së artistes bashkëkohore italiane Simona Muzzedu)
Super 🤗.
RispondiEliminaFALEMNDERS FORT!
Elimina