Qëndrim Saqipi, Kamenicë, Kosovë: Kam jetuar
me dy gjarpërinj helmues e tash jetoj me një piton!
Është vetëm 28 vjeç dhe i pëlqen të jetojë me kafshët e
egra!
Ka lindur në Tripoli, Libi, djali i dy prindërve shqiptarë,
nga Kamenica, Kosovë. Është larguar nga Libia në momentin kur atje filluan
trazirat dhe revoltat kundër regjimit të kohës!
Atje jetonte në shtëpi me dy gjarpërinj të rrezikshëm
helmues, duke i mbajtur brenda banesës. Ndërsa kohët e fundit, i kthyer në
Kamenicë, ka preferuar të ndërrojë gjarpërinjtë helmues me një gjarpër piton që
është ndër reptilët e preferuar të njeriut për tu mbajtur në kushte shtëpie.
Pasioni për natyrën, dhe jetën me gjallesat e egra e ka
zhvilluar qysh kur ai dhe familja e tij jetonin në Libi. Një minzoo në shtëpi!
Dy gjarpërinj helmues të llojit gjarpër me zile dhe nepërka dybrirëshe, (një
gjarpër helmues tipik i shkretëtirës), një lloj hardhuce e madhe e njohur me
emrin dhaab, dhe nje breshkë, i kanë bërë shoqëri gjatë viteve të fëminisë.
Në Libi ka studiuar, në vitet e shkollës, gjuhën arabe, dhe
angleze. Ndërkohë flet, përveç gjuhës shqipe, edhe gjermanisht.
Me shaka thotë se "Në gjuhët e huaja më të vështirë
kam shqipen!" Në fakt ka filluar të studjojë gramatikën e gjuhës shqipe, në
të cilën ka mjaft vështirësi drejtshkrimore".
Nepërka me brirë credit Qendrim Saqipi |
I pasionuar ndaj natyrës dhe jetës së egër, ka zhvilluar
edhe pasionin fotografit të jetës së egër.
28 vjeçari nga Kamenica është ndër fotografët e spikatur
të grupit Wildlife Albanian Photographers, që në rrjetin social FB numëron mbi
15 mijë anëtarë aktivë! Qëndrimi njihet si mjeshtër i detajeve në këtë zhanër
fotografie.
Gjithashtu i pëlqen të udhëtojë në këmbë nëpër zonat
malore të trojeve shqiptare, i vetëm ose në grup. Ecja nëpër male (hiking) është
një ndër displinat që vitet e fundit ka afruar më shumë njeriun me natyrën.
Qëndrimi thotë: Trojet shqiptare për mua janë të shenjta!
Nëse janë të shejta edhe për ju atëherë për çdo veprim që bëni ju lutem
të mendoni dy herë! Ndjehem keq kur shoh mbeturina rrugës të hedhura pa pikën
e turpit (derisa 3-4 hapa më larg gjendet nje kosh i mbeturinave). Ndjehem keq
kur shikoj djegien e papërgjegjshme të pyjeve! Djegia e pyjeve është një krim
kundër vetes!
I njëjti mendim shkon për pasurinë e pamasë që ofron
natyra e egër shqiptare!Shoh shpesh shumë persona duke mbytur kafshë, pa asnjë
arsye! Për shembull, pas asnjë arsye ka njerëz që mbysin gjarperinjtë të
cilët nuk janë agresiv, edhe kur nuk janë as helmues! Për çfarë arsyeje i
mbytni kur mund ti kapni dhe ti dërgoni në malet më të afërta duke marrë
parasysh se edhe ata kanë dobi për natyrën. -vijon ai.
Dhelpra e kuqe credit Qendrim Saqipi |
Ndër momentet më të bukura të pasionit Saqipi, veçon
fotografimin e nëpërkës (vipera amodytes) në vitin 2016, identifikuar e fotografuar
në Karaqevë, Kosovë; fotografimin e ujkut në vitin 2017, në lartësinë mbi dy
mijë metra në bjeshkët e Kosovës; si dhe fotografimi e filmimi i dhelprave në
habitatin e tyre natyral në vitin 2019.
Qëndrim Saqipi, fotografi wildlife, dhe i dashuruar pas
natyrës së trojeve shqiptare, thotë:
Nuk dua të bëhem i famshëm përmes fotografisë, por nëpërmjet fotografisë
thjeshtë kam zgjedhë rrugën për t'iu treguar njërëzve bukuritë e
jashtëzakonshme që shfaq dhe fsheh natyra në përgjithësi, e natyra e egër e
trojeve shqiptare në veçanti!
Nessun commento:
Posta un commento