Unë e kam fotografuar...
Qyqja (Cuculus Canorus) credit by Amal Mavriqi |
I hyn kërkimeve për të gjetë disa njohuri më të mëdha për
autorin dhe eksperiencën e tij personale, për të mësuar diçka më shumë mbi
teknikat e vështira të fotografimit të jetës së egër... Kërkon... Dhe përballesh
me një të papritur tepër të këndshme:
Ai mjeshtri i fotografisë që sapo shikove, është vetëm një
vogëlush 7 vjeç!
Quhet Amal Mavriqi, nga Kamenica e Kosovës. E thërrasin
edhe Zemra e Vogël e organizatës Albanian Wildlife Photographers, me qendër në
Kosovë!
Kur e shikon me aparat në dorë dhe objektivin tele, që për
tani, është diku në të njëjtën gjatësi trupore me Amalin, nuk ta mbush syun!
Por kur dëgjon breshërinë e shkrepjeve të aparatit të vogëlushit,
dhe sheh fotografitë që nxjerr ky shpirt i vogël, atëherë ndryshon detyrimisht
mendim!
Amali, 7 vjeçar, është djali i vogël i fotografit të
rrallë shqiptar, mjeshtrit, Arian Mavriqi!
Edhe ai ka të njëjtin
pasion e talent të jashtëzakonshëm. Talent, që vetëm në raste të rralla si ky,
e shohim të trashëgohet nga babai tek fëmijët!
Ata thonë se pasioni i babait është frymëzimi i tyre në përkushtimin
ndaj botës së egër dhe fotografimit të sajë.
Marrja me fotografinë e natyrës, vetëm iu ka rritë dëshirën
për të mësuar. Në fakt në shkollën ku studiojnë janë ndër më të mirët e shkollës,
e me rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët.
Ajo çka të surprizon dhe të habitë, është jo vetëm
talenti dhe teknikat profesionale të fotografimit por edhe njohuritë e rralla që
kanë këta dy djem fotografë, kundrejt faunës së trojeve shqipfolëse.
Shpesh në orët e mbrëmjes Amali dhe Kejsan ulen bashkë më babën e tyre Arianin dhe
diskutojnë njohuritë e tyre për botën e kafshëve dhe shpendëve, habitatin ku
jetojnë, periudhat e shfaqjes se tyre.
Kejsani thotë se kur kthehen në shtëpi pas çdo
daljejet në natyrë, ulen pranë kompiuterit për të thelluar dijet e tyre rreth
asaj që panë dhe fotografuan.
Ai ndërkohë iu bën thirrje edhe moshatarëve të vet të
zhvillojnë pasionin për natyrën dhe ti përkushtohen këtij hobi që të jep kënaqësi
të jashtëzakonshme.
Pupeza (Upupa Epops) credit by Kejsan Mavriqi |
Nessun commento:
Posta un commento