-Përgatiti Edmond Kaceli, Itali
Këto dy foto, janë realizuar nga mjeshtri shkodran i
fotografisë me banim në SHBA, Jetmir Troshani.
Tërheq vëmendje si prezantimi në versionin bardhë e zi
ashtu edhe realizmi me ngjyra.
Teknika e realizimit është ajo me ekspozim të gjatë,
teknikë të cilën autori e zotëron në shkallën më të lartë të mundshme.
Lidhur me teknikën me ekspozim të gjatë mjeshtër Troshani
thotë: Fotografia me ekspozim të gjatë, asht nji nën-zhanër i
fotografise artistike që realizohet me anë të shkrepjes të hapun t’aparatit për
të paktën ma shume se 1 sekond. Në kët mënyrë gjithçka që lëviz përgjatë kësaj
kohe të shkrepjes, shndërrohet në nji mjegullshkrimje artistike, ndërsa
objekteve të palëvizshme i kristalizohen detajet, tue ofrue nji experiencë
pamore unike, nji ndjesi perceptive mes reales dhe surreales.
Kjo lloj fotografie realizohet si gjatë ditës ashtu
dhe natës, dhe në të dyja rastet për mendimin tem, fotografitë kane efektin e
vet magjepës.
Dhe magjepsja vërehet kjartësisht në këtë realizim
artistik të fotografisë së Urës së Mesit, ku Jetmiri ka shpalosë jo vetëm
bukurinë e njërit prej simboleve të shumta të Shkodrës por edhe magjinë e artit
të tij fotografik!
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një
monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E
ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura
me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me
Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo
urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër,
gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë
përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e
kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e
pastër.
Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14°
drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar nga
shkëmbijt e shtratit të lumit. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se
Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë pau ndërtimin e harkut qëndror dhe
3 tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. Në fazën e dytë të
ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë
në secilin skaj. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej
21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Ura ka pësuar shumë
dëme nga koha, moti dhe vërshimet e lumit, por në Maj 2010 u mundësua përfundimi
i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorët. (cit. Wikipedia)
Nessun commento:
Posta un commento