Në shtëpinë e Babës zilja e portës nuk bie prej vitesh
dera e vjetër nuk troket, askush nuk bëzan prej së largu
A don miq! -o i Zoti i Shpisë!
Xhaketat në varësen e vjetër të rrobave janë rralluar
Rreshti i këpucëve shumëngjyrëshe nuk është më
Baba nuk e hedh xhaketën krahëve të lodhun...
Askush nuk thërret në portën e oborrit pa fëmijë
Në shtëpinë e babës rrjeshti i këpucëve është rralluar
zhurmë nuk dëgjohet nëpër korridoret e gjana
Fëmijët e rritun, as fëmijët e fëmijëve nuk hyjnë e nuk
dalin
Në shtëpinë e Babës vetëm Ai dhe Nana
dhe dy qese plastike me ilaçe gjithëfarlloji
shtyjnë ditët e netët e gjata të pritjes
Në shtëpinë e vjetër të Babës, dy hije: Ai dhe Nana
dy hije që mbahen për njëri -tjetrin
dy hije që presin prej mëngjezit herët
deri në orët e vona të mbramjes
videothirrjen e radhës
e nëse ajo nuk vjen
Dy hijet ikin të shtrijnë kockat
me shpresën se nesër
dikush ka me i thirrë
patjetër!
Në shtëpinë e babës nuk hyjnë më njerëz
Vetëm trishtimi, dy pleq -hije malli
dy trasta ilaçesh gjith'farëlloj
dhe shpresa
shpresa për videothirrjen e radhës!
Itali, mars 2020
Troppo bella ! La realta quotidiana degli anziani ahime non soltanto in Albania. Complimenti!
RispondiEliminaTi ringrazio molto!
EliminaKacel me kenaqe me kete.
RispondiEliminaFALEMINDERIT Andi! Uroj te jeni mire familjarisht!
EliminaPershendetje Mondi ! Sa i vertete je ne cdo fjale e ne cdo varg ! "...dhe shpresa
RispondiEliminashpresa për videothirrjen e radhës!"