Foto dal web |
Triska për erën e luleve
dhe të grave
dhe të fëmijëve
për bukën
për mishin
për zarzavatet.
Sistemin e triskëzimit një në tre ditë.
Triska për gjirin e familjes
dhe të gruas
dhe të fëmijës
për mikun
për shlodhjen
për dashurinë.
Sistemin e triskëzimit një në tre ditë.
Triska për këngën e zogjve
dhe të grave
dhe të fëmijëve
për qeshjet
për puthjet
për lindjet.
Sistemin e triskëzimit një në tre ditë.
Mos fol! Mos qesh! Mos këndo!
Mos ha! Mos qaj! Mos mendo!
Mos duaj! Mos lind! Mos jeto!
Mos lufto!
Për të fituar triskën ditore
mos! Mos! Mos!
Për vdekjen!
Për vdekjen!
Për vdekjen!
Nuk ka nevojë për triskë.
Post scriptum: Çdo herë që i
rikthehem kësaj poezie, me shpresën për të ndryshuar diçka, më kap një ndjenjë
e paktueshme, për një kohë, që çuditshëm më duket se e jetova dje! Poezia është
shkruar ndërmjet viteve 1988 -89. Botuar pas 10 vitesh në variantin përfundimtar
në librin tim të dytë me poezi "Kur u mbaruan përrallat për fëmijë",
botim i entit botues "Gjergj Fishta" Lezhë. Edhe sot shpresova të
ndryshoj diçka por krejt e pamundur!
Edmond Kaceli, fillim prilli, Itali 2020
Nessun commento:
Posta un commento