Në kujtime jam ulur këmbëkryq
në shpirt -veshur kostum’ i vjetër
i gjenezës mëkatare
i qepur me penj të ashpër e të fortë
i qepur keq
nergut për shpirt rebel
shpirt -dreqi im
i pangimë asnjëherë dashurie…
Trupi drithërohet
shpirti drithërohet
në enigma kujtimesh:
Kam dashur
a s’kam dashur ndonjëherë?!…
''...Kam dashur
RispondiEliminaa s’kam dashur ndonjëherë?!…'' E keni shkruar thjesht-bukur.
Me lejoni ta shoqeroj;''Te duash pa logjike'' ,
ndoshta nje here..''
Dashuria apo jo dashuria eshte nje medyshje.Jeta e njeriut eshte nje medyshje. Njeriu vete eshte nje dyshim i madh!
RispondiElimina