Lexues

domenica, febbraio 24, 2013

Ngutshëm ikin vitet... nga E. Kaceli

Vitet ikin. Ikin duke na lënë pas shijen e miqësive, të dashurive, të çasteve të bukura, të çasteve të trishtuara, të zhgënjimeve...
Vitet vijnë. Vijnë të na dhurojne miqësi dhe dashuri, forcojnë dashuritë e miqësitë e vjetra, krijojnë e dhurojnë miqësi e dashuri të reja. Vitet vijnë, duke na dhuruar çaste të bukura, çaste të dhimbshme, çaste të trishtuara. Vitet shkojnë e vijnë... Kjo është jeta ku bilanci i viteve që shkojnë mbetet i pandryshuar me bilancin e viteve që vijnë...

Ngutshëm, përherë në ikje,
ngutshëm ikin vitet
                                në rrugën e shkretinës
Të mbyllun me drynin e rëndë,
me drynin e ndryshkur të kohës
qëndrojmë si në Hiç
na shtyp peshë e rëndë e Hiçit
gati na mbyt...

Asgjë nuk është si dje
Asgjë nuk është si sot
Asgjë nuk është si nesër...

Avuj të ndyrë feste ndotin gjithçka
Edhe lirinë
Lirinë
          që,
                 marrëzisht,
                                    thonë: Ekziston...!

1 commento:

  1. Keshtu shkruante edhe Migjeni,Noli,Ali Asllani etj. VERTET:''Vitet shkojnë e vijnë...bilanci mbetet i pandryshuar''

    RispondiElimina