Lexues

giovedì, gennaio 03, 2013

Erdhën mushkonjat

nga E. Kaceli

Erdhën dallëndyshet.
Sipas një ligji të vjetër poetik
pranvera nuk pranon lajmëtar tjetër.
Po nuk erdhën dallëndyshet, logjikisht,
as pranvera nuk mund të vijë.
Ndërkohë
                  pranvera ka ardhë para kohe.

Pranvera ka gabuar përsëri...

Erdhi pranvera.
Sipas një ligji të vjetër natyral.

Erdhën...
Sipas një ligji të ri poetik:
Po nuk erdhën dallëndyshet, logjikisht,
mund të vijnë, p.sh. mushkonjta.

Erdhën mushkonjat.
Në ardhjen e tyre ndjejmë pranverën...

3 commenti:

  1. GJEJE TE MIREN E TE BUKUREN EDHE KUR S'KA MBETUR ASGJE... NDOSHTA NE ENDRRA...NDOSHTA SI OAZ NE SHKRETETIRE...NDOSHTA ...NDOSHTA...POR GJEJE...
    ( KY NDOSHTA ESHTE MESAZHI)

    RispondiElimina
  2. Po. Nuk besoj te jete ndryshe. Veçanerisht kur dallendyshet harrojne te vijne...

    RispondiElimina
  3. ''harrojne'' se harroi apo ndryshoi edhe ora biologjike e koheve qe jetojme ...

    RispondiElimina