Pamflet i ripunuar
Si mund të hyjmë në Europë? -nga E.Kaceli
Meqënëse Bota është pak a shumë sferike, unë, pas konsultash me politikanë dhe shqiptarologë të shquar kam arritë në një zgjidhje interesante dhe unike për nga shkalla e rëndësisë për kombin tonë!
Zgjidhja konsiston sa më poshtë:
Globi thuajse sferik, thënë ndryshe: thuajse i rrumbulltë.
Bota ecën gjithherë përpara.
Europa ecën gjithherë përpara.
Ne ecim gjithherë pas Botës.
Ne ecim gjithherë pas Europës. Shumë, shumë mbrapa sajë.
Nuk e kapim. E thënë ndryshe: Nuk arrijmë të hyjmë në Europë.
Ne kërkojmë t’ia hedhim Europës?
Ne ia hedhim Europës!
Ne bëjmë një: Prapakthehu!
Pra ecim mbrapa. Ose më mirë, sipas të gjitha fakteve: Ne ecim mbrapsht. (Si mbrapshtanë që jemi.)
Por në fakt këtu, në ecjen tonë mbrapsht, qëndron ndryshimi. Sipas konceptit të Ecjes Relative, ecja jonë mbrapsht është ecje përpara.
Dy palët: Europa dhe Shqipëria, tashmë, në globin e rrumbullakët, ecin përpara me hapat e tyre.
Dhe takohen në një pikë.
Kështu i japim fund stërmundimit tonë për të mbërritë Europën. Për të hyrë në Europë.
Shënim:
Leksioni është i vlefshëm, jashtëzakonisht, aktual edhe për në Kosovë.
ME LIRIKAT E TUA CLODHEM ,NDOSHTA SI UNE DHE SHUME TE TJERE , ME PAMFLETIN LODHEM...
RispondiElimina