Lexues

domenica, marzo 18, 2012

Rruga ime nga E. Kaceli

-Asaj që duhet t’më dashurojë

Rruga ime
Rruga ime i ngjan rrezeve të diellit
ku drita të verbon, të qorron sytë
e bukur.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan zjarrit përvëlues
ku digjesh, digjesh si prej flakëve
të ferrit.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan natës pa yje, pa hënë
ku të sundon, të shtyp pesha
e territ.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan shkretëtirës paanë
ku çmendesh, çmendesh për një
pikë ujë.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan varrit të mjegullt
ku tretesh, tretesh, bëhesh
hiçgjë.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan pyllit të virgjër
ku hyn për të mos dalë
kurrë më.

Rruga ime
Rruga ime i ngjan…
Kujt i ngjan kaq shumë jeta ime?

2 commenti:

  1. Kur lexoj keto vargje , shkeputem nga realiteti i morise se halleve pambarim , shkeputem nga plakja dhe mpakja e perditshme. Gjej ne keto vargje dicka te shpirtit tim . Ndoshta si une dhe lexues te tjere gjejne dicka apo shume - rruge te tyren ..

    RispondiElimina
  2. NE FAKT I KAM RILEXUAR SHUME HERE...

    RispondiElimina