Lexues

domenica, febbraio 12, 2012

Personazhi i skajeve të errëta -nga E. Kaceli

Ballë gërmadhave qindra vjeçare ecën
veshur me errësirën e natës dimërore
të akullt
hedhur krahëve, nxitimthi, ca rreze të
të zbehta hëne
pak brymë,
mbi flokët e pakrehur
dhe mbi fytyrën e zbehtë sa terri.

Zvarritet personazhi i skajeve të errëta
të botës njerëzore. Nëpër errësirën e arsyes
hapat kërcasin, me ritmin e hekurt,
të një ushtari antik
si në përrallat -fantazëm
shtrihet ankthi
Nën gozhdën e akullt të personazhit mitik.


Gërmadhave të gurta të Lisit plak
Dritat elektrike ngjyrosin zbehtë
muret
Muret e nxirë nga pishtarët historikë.
Dritat elektrike iu ngjajnë pishtarëve
në shuarje
Topat grykëndryshkur,
gojëtharë,
po digjen etit
Por uji -viktimë e bretkocave ndodhet
Viktimë e zhabave gjithë dhjamë
Që tash dymijë vjet nuk e ndalin
këngën magjepëse
dhe shumimin.

Topat gojëtharë kanë etje.
Prej grykës sterrë të një topi,
në të çarën
e buzëve të qoshkut
Rrëshqet tinëzisht një gjarpër i përgjumur.
drejt pellgut. Është i uritur.
Shumë. Shumë i uritur gjarpëri që
rri fshehur në gjumin dimëror
gjarpëri që rri fshehur në ferrën
e shpirtit tim.

Helmues -eci
Helmues unë eci...
Unë: Personazhi i skajeve të errëta
të prejardhjes
fisnike…

8 commenti:

  1. Kerkojne shume kujdes keto vargje te komentohen .
    Kam frike te komentoj LISI-in plak ,fisnik dhe personazhin ...Shume dhimbje e helem . Une mendoj pak me ndryshe ... Kush e helmoi personazhin e skajeve te errreta te prejardhjes fisnike ?!

    RispondiElimina
  2. VARGJE TE FRIKSHME ...SI ATO TE SHEKSPIR...

    RispondiElimina
  3. sikur personazhi mitik te ishte rimisheruar ne nje gjallese me te dashur, me pak te frikshme ?

    RispondiElimina
  4. Edhe une shpesh nuk arrij ta komentoj ne vetevete kete poezi.
    E vetmja gje qe arrij te them eshte se "Helmi sheron! -Gjithehere kur perdoret ne sasine e drejte!"

    RispondiElimina
  5. mos komento me nxitim sepse gabon na zgjedhjen e fjaleve..

    RispondiElimina
  6. do te desha te komentoja pa mbarim . dicka mungon ne muzen tende

    RispondiElimina
  7. ndoshta keto komente tashme jane me tepri .absolutisht shpirti nuk sherohet me helm..

    RispondiElimina