Rrugëve pafund të botës
me një biletë të ftohtë në dorë
Zogj të trembur, shtegtarë
të tretun larg
Era e pashpirtë e kohës luan me shpirtrat
Në xhepa dhimbje, bagazhet mbushur mall
Kërrusun prej heshtjes
hyrje -daljeve të Botës presim
skllevër te ajrit,
skllevër te valëve të detit
fanarët e Kepit të Shpresës së Mirë nuk ndriçojnë
Atdheu edhe këtu, edhe atje
edhe në Askund...
Aeroporti “Nënë Tereza”, Tiranë, qershor 2011
ATDHEU NE ASKUND. ATDHEU ESHTE NE GRUSHTIN QE SHTRENGON ... ai , QE THOTE GJYSHI YT I NDJERE. SKA TE VERTETE TJETER . NGUSHELLOHU ME MIRE FARE PA ATDHE.
RispondiElimina