Lexues

giovedì, luglio 30, 2026

Partizanë dhe Ballistë! nga Edmond Kaceli, Itali


- Nga një që ka pasë edhe kulakë edhe ushtarë -partizanë të vërtetë,  në fisin e tij.

Kur Kryeministri EdVer Rama, flet për kundërshtarët politikë me gjuhën e Shefqet MutSarajt, duke i ndarë shqiptarët në partizanë e ballistë ky vend, Shqipëria, jo vetëm ka prekur fundin por është vend, mbase, i pashpresë!
Gjuha e urrejtjes dhe e mllefit, tipike për njerëzit që s'kanë fisnikërinë minimale në gjakun e tyre bastard, ka qëllim veç të përçajë e të vijojë sundimin! Se në fakt Kryeministrit Edi Rama nuk i intereson aspak, madje nënqesh nën hundë kur bën "zbulime" të tilla mediatike që largojnë vëmendjen nga thelbi i çështjes!

Kur Kryeministri zgjedh të trajtojë kundërshtarët politikë duke përdorur retorikën e ndasive të vjetra, duke i etiketuar shqiptarët si "Partizanë dhe Ballistë", si "Ne dhe Ata", ky vend jo vetëm dëshmon një regres të rëndë institucional, por rrezikon ta çojë vendin në një pashpresë të kurdisur me kujdes.
Gjuha e urrejtjes dhe e mllefit nuk është thjesht një shpërthim momenti! Ajo është një armë e kalkuluar pushteti. Është strategjia e njohur e përçarjes për të sunduar, një taktikë ku vëmendja publike zhvendoset me dashje nga skandalet grabitëse, papunësia, varfëria dhe dështimet qeverisëse, tek temat e stërkaluara të historisë kombëtare.
Kryeministri, me nënqeshjen e tij cinike, e di mirë se polarizimi është oksigjeni i mbijetesës së tij politike.

Përfshirë edhe EdVer Ramën, këta bijtë, nipërit, apo stërnipërit e morrave të kuq, se kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë, asnjëherë, se më mirë të jesh ballist, zogist, bajraktar, bejler, kulak, bir, nip e stërnip i tyre se sa të kesh etiketën Morr i Kuq - kategoria më e keqe e sojit të morrave dhe horrave! Morrat (Horrat) e Kuq që hanë edhe krenat e njëri -tjetrit vetëm për mbijetesë politike!
Me mirë ballist e bir ballisti, se Morr i Kuq, apo pasardhës i morrave të kuq!
Me logjikën partizanë që vrasin armikun (në fakt më shumë vranë shoqi -shojn) e ballistëve që hanë pula të vjedhura, edhe tani në shekullin 21-të, tregoni veç mjerimin tuaj absolut! Mjerimin tuaj politik, intelektual e njerëzor!
Le të mos krahasojmë "vjedhjen pulave" me grabitjen masive që po i bëhet popullit më të varfër të Europës nga banda e pasardhësve të morrave të kuq!

Kam parë, e kam njohur edhe ndonjë komunist që indoktrinimi nuk mundi t'ia grabisë deri në fund fisnikërinë! Sepse fisnik nuk bëhesh! Fisnik lind, dhe mbetesh i tillë deri në ditën e mbrame!
Por ju jeni ca të pafismë, ca morra të kuq (ishit të zinj fillimisht, por u ngopët me gjak), që fisnikëria nuk iu ka kaluar kurrë pranë! Sepse kam parë , kam jetuar, kam pasë, e kam miqësi, edhe me njerëz të varfër nga ana pasunore, por me një shpirt fisnik që ju nuk e ëndërroni!
Nganjëherë është më mirë të heshtni se të këputni broçkulla!
 
Shënim: Kam diçka të fundit për të gjithë ata që shpesh hyjnë në profilin tim, apo në shkrimet e mija, dhe kërkojnë të më fyejnë, të më kërcënojnë, apo të më japin leksione demokracie: Merrni mundimin të lexoni deri në fund atë që kam shkruar, dhe mos harroni ilaçet përpara se të shkruani! Shëndeti në radhë të parë!

3 commenti:

  1. Bravo
    Per shkrimin shum bukur i Ke goditur , ma Mir te vjedhesh pula per te mbijetuar , se te hash kryet e shokeve per te sunduar .

    RispondiElimina