Një skenar i frikshëm zbatohet prej kohësh në filmin tronditës të grabitjes
së zonave më piktoreske nga Veriu në Jug të Shqipërisë!
Regjia është e përsosur dhe e menduar në mënyrën më kriminale deri në detaje!
Një strategji e mirëfilltë e përqëndruar te grabitja e tokave private dhe pasurive publike! Pa asnjë dallim! Një grabitje e mirfilltë, sistematike.
Analogjia është e hidhur, por thelbi mbetet që po e shqyejnë këtë vend krejt si qentë e tërbuar që kafshojnë një pjesë çfarëdo në trupin e njeriut dhe ikin! Pa e shqyer krejt njëherësh njeriun e shkretë!
Dallimi i vetëm është se po i zgjedhin me shumë kujdes e dashuri pjesët që shqyejnë, duke zgjedhur perlat e territorit! Dhe duke i veshur me emra te mëdhenj si: Investitorë strategjikë (strategjikët shqiptarë zënë vendin e parë), investime amerikane, investime sheikësh, investime shumëkombëshe, paketa e maleve (përfshirë edhe fushat) paketa e këtij, paketa e atij... Transparenca Zero!
E gjithë kjo grabitje bëhet ditën për diell! Policia e shtetit mbron Investitorin dhe Policinë Private; Policia Private dhunon protestuesit; Shteti, nëpërmjet prokurorisë dënon dhjetëra protestues, e disa policë të thjeshtë. Shteti bën sikur shkarkon drejtues policie... Një skemë trashanike por që funksionon sistematikisht!

E bukura është se
gjithë kjo grabitje ndjek skemën e shmangies së një reagimi masiv popullor. Një
metodologji e sistematizuar. Asgjë e rastësishme!
Strategjia është e thjeshtë, por efikase për ata që e zbatojnë:
Copëtimi i protestave deri në lodhjen, sfilitjen e atyre që iu grabitet pasuria!
Nuk sulmohet gjithçka përnjëherë. Zgjidhet një objektiv: një copë tokë në Astir, një port në Durrës, një copë mal në Theth, një ndërhyrje në Rrjoll, apo një tjetër në bregdetin e Vlorës...
Duke vepruar me "grabitje pjesore" qeveria (që natyrisht është miratuesja, mbrojtësja dhe zbatuesja e kësaj strategjie grabitjet) siguron që të përballet vetëm me një grup të kufizuar qytetarësh.
Kur preket një lagje në Tiranë, zëri ngrihet vetëm aty dhe mbytet aty!
Kur fadromat mbërrijnë në Theth, grabitet Thethi, proteston vetëm Thethi.! Kur betonizohet Rrjodhi, çështja është vetëm e një grupi familjarësh nga Rrjodhi të cilët në dorë mbajnë vetëm letrat e pronësisë, të lagura nga shiu, ndërsa pronën iua zhvillon Strategjiku nën mbrotjen 24 orëshe të policisë së shtetit!
Kur merren peng e tërhiqen zvarrë vlonjatët e Zvërnecit të tjerët fërkojnë duart! "Kjo nuk ka të bëjë me mua".

Historia përsëritet
. Strategjia e njëjtë përdoret cikël pas cikli.
Ndërkohë që qytetarët e një zone të caktuar lodhen duke protestuar të vetmuar, makineria e pushtetit, dhe lukunisë së investitorëve strategjikë ka kaluar tashmë te "kafshata" tjetër! Përvojat e hidhura, nga veriu në jug, tregojnë se heshtja e atyre që nuk janë prekur ende nuk është mbrojtje; ajo është thjesht një shtyrje në kohë e radhës së tyre për t'u përballur me të njëjtën fatkeqësi.
Nëse historia na mëson diçka, është se strategjia e "kafsho dhe ik" funksionon vetëm për sa kohë që reagimi mbetet lokal. Grabitja e pronës nuk është çështje e një fshati apo e një lagjeje, apo e një grup familjesh të revoltuara, por një proces që po ndryshon strukturën sociale dhe ekonomike të vendit. Derisa qytetarët të kuptojnë se e nesërmja mund t'i gjejë ata në pozicionin e atyre që sot po protestojnë të vetmuar, "kafshatat" do të vazhdojnë të merren, një nga një, pa ndërprerje.
Dhe kur te shqyejne tokat dhe territorin e Shqipërise e të mos ju mbetet gjë tjetër do të fillojnë, ose kanë filluar të shqyejnë njëri -tjetrin! (aeroporti i Vlorës, investimi në Butrint, e ndonë rast tejtër, janë shëmbujt e parë)

Kjo përputhet me një ligjësi
të njohur historike dhe sociale: kur burimet mbarojnë dhe grabitja arrin në
pikën e fundit të moskthimit, konflikti zhvendoset nga "grabitësi ndaj
qytetarit" në "grabitësi ndaj grabitësit".
Kur nuk ka më hapësirë për t'u zgjeruar dhe toka është konsumuar, ata që e kanë ndërtuar pushtetin e tyre mbi përvetësimin do të detyrohen të kthehen kundër njëri-tjetrit për investimet e tyre! Ky është fundi i pashmangshëm i çdo sistemi që ushqehet me shfrytëzimin e pakontrolluar:
"Kafshatat" mbarojnë, oreksi për pushtet dhe grabitje nuk shuhet. Ndarja e territorit që dikur bashkonte interesat e një grupi të caktuar, kthehet në mollën e sherrit që i përçan ata. Shënon fundin e besikërisë ndaj njëri -tjetrit!
Në një sistem të bazuar te grabitja, besnikëria ekziston vetëm për sa kohë ka "pré" për t'u ndarë. Sapo burimet pakësohen, aleatët e djeshëm bëhen rivalët e sotëm, duke nisur kështu një proces vetë-shkatërrimi.
Kjo luftë për mbijetesë mes grupeve të pushtetit shpesh përfundon duke e lënë vendin të shkretë, jo vetëm fizikisht (përmes betonizimit dhe tjetërsimit të tokës), por edhe institucionalisht, pasi shteti, i përlyer deri në fyt, shndërrohet në një arenë lufte ku interesi personal mbizotëron mbi gjithçka.
Në fund, ajo që mbetet është një hartë e shqyer, jo vetëm nga ndërtimet, por edhe nga dëmi social që shkaktohet kur ligji dhe morali zëvendësohen nga lufta e ashpër brenda llojit, nga ligji i xhunglës!

E. Kaceli, Itali

Nessun commento:
Posta un commento