Ne erdhëm nga hiçi
i hiç-kohës pa diell
direkt nga burg -jeta
e vendit pa qiell!
mos -jetën e trazuar
ushqyer marksizëm
gjithëherë t'mashtruar
në vena, droguar,
e vidhnim nga fyti
në fundjetë mbijetuar!
i ndryshimit të madh
ne prapë në baltë
mashtruesit në mal!
në malin më të lartë
të mashtruarit e mjerë
prapë zhytur në baltë!
që nuk do të jenë kurrë
një grusht idealistësh
që na vranë me gurë...
Qa me thanë,kur i ke thanë të gjitha.Respekte prof.
RispondiEliminaJu falenderoj shume!
EliminaShume bukur Kacel te lumte
RispondiEliminaJu falenderoj!
Elimina