Emrin Edmond, një emër i rrallë për vitet 60, ma ka vendosë im atë Rrok Kaçeli. Lexonte shumë letërsi. Sidomos, një ndër kryeveprat e Aleksandër Dyma-s "Konti i Montekristos"
Sot, gjatë një vizite në Marsejë, Francë ndërsa shikoja nga Larg ujdhezën If me kështjellën e famshme ku Dyma,vendos në burg personazhin Edmond Dantes, emocionet ishin të jashtëzakonshme: Një anije me emrin e personazhit të famshëm! Një anije me emrin tim!
Kujtimet e fëmijërisë kur lexoja e rilexoja dhjetëra herë historinë e Kontit të Montekristos! Katër volume libri të zverdhura nga koha! Një histori dashurie, cmirëzie, burgimi, arratisjeje, pasurie, hakmarrjeje, fisnikërie... Gjithçka njerëzore...
E shpesh ndihem Edmond Dantes, siç deshi im atë! Ndihem Kont, pa qenë i tillë! Ndihem Konti i Montekristos ndërsa udhëtoj në dashurinë e dy djemve të mij Rei e Erik, e bashkëshortes Suzana!
Nessun commento:
Posta un commento