Pamflet -nga Edmond Kaceli
Në aspektin e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit fetar
jam krejt i hapur, dhe mirëkuptoj të gjithë ata që besojnë! Madje toleranca ime
arrin kulmin se unë mirëkuptoj edhe ata që nuk besojnë!
Edhe unë mundohem të besoj në mënyrën time! Besoj si nëpërmjet
besimit edhe mos besimit!
Këto mendime (ose ç'mendime) mu ngatërruan në krye kur
lexova për herë të parë lajmin se "Presidenti Nishani, ka vizituar,
zyrtarisht, Mekën! E zyrtarisht edhe djali i tij qënka veshë me petkun zyrtar të
vizitorëve të Mekës" -Nuk e besova në fillim, dhe e mora si shaka e
shtypit shqiptar ndaj figurës së shkëlqesisë së tij, presidentit të Republikës!
Por kur e lexova si kryelajm në një pjesë të madhe të medias,
atëherë u dorëzova!
U dorëzova dhe nisa ti thërras mendjes dhe kuptimeve të
mija për shtetin, besimin dhe raportet ndërmjet tyre në një shtet laik!
Sipas shtyllave të besimit islam (pranoj korrigjimin dhe
kërkoj ndjesë nëse gaboj) kush shkon në Mekë, zyrtarisht, kthehet me titullin
Haxhi.
Pra presidenti ynë i nderuar, (i nderuar edhe tash në
fund të mandatit) ka shkuar për haxhillëk bashkë me një nga familjarët e tij!
Nuk ka asgjë të keqe! Ka të drejtë të besojë, ka të drejtë të mosbesojë, ka të
drejtë të bëhet Haxhi, ka të drejtë edhe të mos bëhet Haxhi!
Por ka vetëm një detyrë: Të mos bëhet Haxhi, as ai e as të
afërmit e tij në delagacionin zyrtar, me paret e taksapaguesve të një shteti që
në kushtetutë e ka të përcaktuar se është shtet laik!
Apo ndoshta unë nuk i kuptoj të drejtat dhe detyrat e
presidentit tonë të nderuar!
Nëse haxhillëku i shkëlqesisë së tij, ose i të afërmëve të
shkëlqesisë së tij, hyn tek detyrat e presidentit (edhe pse me paret tona) i kërkoj
ndjesë publike dhe do të thërras gjithë ditën, në mes të miletit, në shenjë dënimi:
Rroftë e qoftë sa malet Haxhi Bujar Nishani! E Poshtë sa
malet unë, mosbesuesi i përjetshëm se Shqipëria do të bëhet me njerëz të tillë,
që vinë aksidentalisht në krye të vendit!
Nessun commento:
Posta un commento