Pamflet nga Edmond Kaceli
Politikanët janë si shpërgâjtë e fëmijëve duhet me i ndërru
sa herë iu vjen era!
Këtu po iu jap disa versione të marra nga gjuhë të
ndryshme (nuk është se i di të gjitha gjuhët, por rroftë sa malet interneti!)
Italisht: Politici
e pannolini hanno una cosa in comune: entrambi vanno cambiati regolarmente, e
per la stessa ragione
Anglisht: Politicians and diapers have one
thing in common. They should both be changed regularly and for the same reason
Spanjisht:
(Tingëllon më bukur) Los políticos
y los pañales tienen en común. Ambos deben ser cambiados con regularidad, y por
la misma razón
Portugalisht: (i mveshet shkrimtarit portugez José
Maria Eça de Queirós (1845-1900) Os políticos e as fraldas devem ser mudados
frequentemente e pela mesma razão".
Kinezçe: Nuk mbërrita me e gjetë një gjë të saktë
në gjuhën kineze pasi nuk ndoqa udhëzimet e atij shokut politikan, që njëhere e
një kohë na këshilloi të mësonim gjuhën e bukur kineze!
E përbashkëta është se në të gjitha gjuhët
kjo thënia e famshme iu mveshet personaliteteve të shquara si : Benjamin
Franklin, George Bernard Shaw, apo Mark Twain.
(Për nga karakteri dhe krijimtaria
artistike më e besueshme është se kjo thënie përkthyer në të gjitha gjuhët e botës,
duhet të ketë autorësinë e Mark Twain-it!
Edhe pse në filmin "Njeriu
i vitit" (2006) aktori Robin Williams thotë: Dhe kujtojuni, zonja e zotërinj,
një frazë e vjetër e një të panjohuri thotë: Politikanët ngjajnë me shpërgâjtë e fëmijëve, duhet me i ndërrua shpesh për të njëjtën arsye!
Kjo frazë më erdhi ndërmend sot në ditën
e disatë të protestës së opozitës (që iku nga pozita se u qelb në kohën e sajë),
e reagimit, (nëpërmjet mosreagimit) të qeverisë, e cila vjen më shumë erë se
shpërgâjtë e fëmijëve të mbushuna plot e përplot.
E kur shpërgâjtë mbushen plot duhet të ndërrohen!
Problemi është se në Shqipëri kemi një
hall të madh! Shumë të madh! Duke qenë një vend i vogël kemi një numër të
kufizuar personazhesh që kujtojnë se kanë lindë të merren me politikë! Personazhe
që nuk i ulen gomarit të politikës duke kujtua se është kalë rrace me gjak të
pastër arab!
Nga krahu tjetër, ne, populli, që nuk
jemi prift, që i ulim e i ngjisim në shpinë të gomarit duke iu vënë shpinën tonë
si shkallë shërbimi, ashtu siç perandorët kinezë përdornin shpinën e nënshtetasve
të tyre në kohërat e lashta!
Halli shtohet kur këtë grusht politkâjsh e ushqejmë, e majmim, dhe e ndërrrojmë, (kur e dhjet fort), tash 26
vjet!
Tash 26 vjet janë ushqyer, janë shqyer,
e shlyer, e dhier, e ridhier aq shpesh sa nuk dimë me kë ti ndërrojmë! E nuk e
marrim mundimin të kërkojmë të tjerë për ti zëvendësuar, vetëm përkulim e
thyejmë shpinën!
E ashtu me shpinë të thyer, e të përkulur
fort, vetëm i riqarkullojmë dhe u ndiejmë erën. Iu ndiejmë erën me shpresën se
nuk do të qelben si deri një ditë ma parë!
A se harrova, për arsye, mosreklamimit, pavarësie,
e paanësie nuk po jap emra, e as nuk po përcaktoj se kush nga shpërgâjtë
e majta, të djathta a të qendrës është dhier më shumë, dhe është qelbë më shumë!...
Nessun commento:
Posta un commento