Kur qeveria përpiqet të shesë një operacion montimi si një mrekulli të industrisë së rëndë ushtarake, qytetarët nuk vonojnë t'i përgjigjen me armën më të fortë që kanë: ironinë dhe memet në rrjetet sociale.
Sapo u hodh në qarkullim narrativa zyrtare për mjetet e kompanisë TIMAK – të krijuara në bashkëpunim me kompaninë shtetërore të mbrojtjes (KAYO) – interneti u mbush me batuta që tallnin "Made in Albania"! Shasitë, karroceritë dhe motorrët, e Toyota-s apo MAN-ët e gjermanit, na kujtuan të gjithëve se nga "Made in Albania" shpesh e vetmja gjë vendase ka ngelur vetëm logoja "TIMAK"! Por edhe ajo bashkë me shiritat inagurimit i marrim nga kinezi kioskave!
Ndërsa rrjetet
sociale qeshin me këtë flluskë mediatike, pas fasadës fshihet një debat shumë më
serioz rreth ekonomisë, propagandës dhe keqpërdorimit të institucioneve.
Nëse shikojmë me kujdes natyrën e këtyre mjeteve taktike, zbulojmë një të vërtetë krejtësisht ndryshe nga ajo që transmetojnë kronikat zyrtare. Shasia dhe motorët janë të huaj – zakonisht marka të njohura si Toyota apo MAN. Lëndët e para bazë, çeliku balistik dhe bojërat speciale nuk prodhohen në Shqipëri, pasi vendi nuk disponon një industri metalurgjike apo kimike ushtarake, madje s'ka industri hiç!
(Vetëm nëse qeveria llogarit turizmin si industri e rëndë!)
Në thelb, ajo që ndodh në terren është një proces mbivendosjeje: mbi një platformë tashmë të gatshme dhe të testuar ndërkombëtarisht, vendoset një superstrukturë, kryhet një montim i pjesëve të blinduara dhe integrohen pajisje shtesë. Ky aktivitet zhvillohet pikërisht në bashkëpunim me kompaninë shtetërore të mbrojtjes (KAYO), një strukturë përmes së cilës qeveria bëhet palë në këtë sipërmarrje.
Në këtë bashkëpunim publiko-privat mund të shohim thjeshtë një nismë legjitime biznesi. Por ka një hendek të madh midis realitetit teknik dhe mënyrës sesi ai shitet si një revolucion industrial.
Revolucioni industrial i qeverisë së rilindjes na sjell paralelizmin e së kaluarës kur Uzina e Autotraktorëve në Tiranë prodhonte të ashtuquajturin traktor "shqiptar" DT-54. Traktor që u ndez dy vetëm dy minuta!
Dallimi sot qëndron te fakti se ekonomia është e hapur dhe askush nuk pretendon zyrtarisht se çdo gjë prodhohet nga zeroja. Megjithatë, përdorimi i një kompanie shtetërore si mburojë për të legjitimuar dhe amplifikuar këtë narrativë tregon se si strukturat publike, e private, vihen shpesh në shërbim të marketingut politik. Problemi nuk është tek importimi i pjesëve – që është praktikë standarde globale – por tek keqpërdorimi i këtij partneriteti nga pushtetarët për të shitur një montim privat si një mrekulli të industrisë shtetërore të armatimit.
Marketingu politik shfrytëzon dëshirën e qytetarëve për të parë vendin e tyre të zhvilluar, duke na ofruar një kompani private dhe bashkëpunimet e saj zyrtare si një super-fuqi industriale. Kjo lloj retorike shërben për të krijuar perceptime artificiale të rritjes ekonomike dhe për të prodhuar tituj lajmesh që të tërheqin vëmendjen, duke lënë në hije problemet reale strukturore të ekonomisë shqiptare.
Për sa kohë që politika përdor ndërmarrjet dhe prodhimin ushtarak si një mjet për spektakël mediatik, opinioni publik mbetet i ushqyer me iluzione – ndërkohë që rrjetet sociale vazhdojnë të prodhojnë meme.

Një shoqëri normale ka nevojë për
transparencë dhe për një vlerësim realist të aftësive tona industriale, duke
ndarë suksesin real të një sipërmarrjeje nga mitologjia e rreme e pushtetarëve. Dhe
jo përralla me mjete të blinduara për gjithë botën, me satelitë, me flota ajore
civile, me fabrika dronësh, e të tjerë, e të tjerë...
E. Kaceli
E. Kaceli