marre nga web |
Habemus presidentum! Vox Rama, Vox Deum!
Dakordësia e Edi Ramës me Edi Ramën, u bë me miratimin e doktorit të shkencave të ekonomisë politike, Fortlumturisë së Tij, Taulant Balla, pa të cilin partia socialiste dhe pushteti i rilindjes nuk do të kishte asnjë kuptim!
Bajram Begaj, sipas pellazgologëve, është me origjinë të
hershme shqiptare!
Të parët e tij ranë në metropolin e Rrogozhinës nga Malësia e Gjakovës! Emri dhe mbiemri i është lënë trashëgim nga Bajram Beg Curri, figurë e njohur në historinë e Shqipërisë!
Gjuhëtarët ekspertë të pellazgjisë, zbuluan se mbiemri Begaj rrjedh nga titulli Bej, që në pellazgjisht mund të lexohet edhe Beg! Ndërsa në shqipen moderne merr mbrapashtesën aj -Begaj!

Kështu me zëvendësimin e Ilir Metës, i stërlakuar për
korrupsion nga vetë ata që e bënë president, kemi gjeneral major, doktor dhe
profesor i asociuar, Bajram Beg(aj)! Shkurtimisht ikëm nga Ilir Meta, edhe ai
me origjinë pellazge, te Bajram Beg Gaveta! (Gaveta është simboli etrusk i
ushtrisë dhe ushtarit)
Në botë shtohet numri i udhëheqësve shqiptarë, ose me origjinë të theksuar shqiptaro -pellazge!
Krahas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, ky është drejtuesi tjetër i lartë me origjinë shqiptaro -pellazge me rrënjë në Malin e Tomorrit!
Natyrisht, siç e bëmë me dije në fillim, për zgjedhjen e tij ka kontribut të jashtëzakonshëm një tjetër politikan me origjinë shqiptare, Lideri Gjithëbotnor Edi Rama!

E rëndësishme është që në ditën e zgjedhjes shqiptarët vunë
në dukje se Bajram Begaj mban titullin
Burrë i Mirë!
Ky titull onorifik, jepet nga pipëlli për figurat e shquara politike, meshkuj, e me origjinë të pastër shqiptare! (Për femrat politikane konvertohet në titullin: Grua e Mirë!)
I vetmi nga presidentët shqiptarë që e ka marrë titullin Burrë i Mirë pas Vdekjes, mbetet rahmetliu Bujar Nishani, ish ushtarak edhe ky!
Të gjithë të tjerët që nga Ahmet Zogu, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, e Bamir Topi e kanë marrë titullin e lartë Burrë i Mirë në të gjallë të tyre!
Përjashtohet Ilir Meta që është titulluar: Burrë i Zoti! Dhe natyrisht Sali Berisha që shpreson ta marrë këtë titull (larg qoftë!) pas vdekjes!
O sa lezet me qenë shqiptar, Ooooo heeeeejjjj!

Nessun commento:
Posta un commento