Marr guximin t'iu them... (po e nisi me këtë frazë të më t'madhit ushtar të të gjitha kohrave, Ushtarit të mirë Shvejk) marr guximin t'iu them nja dy tre gjëra, në formë edhe kërkese, edhe lutjeje, për Ju, e nëpërmjet jush, simbolit të drejtësisë dhe demokracisë në Tokë, SHBA-ës!
Natyrisht ndihma juaj, e paraardhësve tuaj, e pasardhësve tuaj dhe shtetit që përfaqësoni, është e pakufishme! Megjithëse deri tani nuk e di a kemi ndërtuar ndonjë metër të kësaj rruge! Faji natyrisht është i yni!
Në vijim, për të hyrë drejt e në temën e mesazheve të koduara dhe mesazheve të forta, aq të pëlqyera nga politika e media shqipshkruese -shqipfolëse, marr guximin të parashtroj kërkesat e mëposhtme:
Kur them lirisht, kam parasysh krejt lirisht! Pa viza, me pashaportë ose edhe thjeshtë me kartë identiteti elektronike, shqiptare!
Për turizëm për shembull! Se kështu provohet sa e duam ne shqiptarët Amerikën!
Nuk është një gjë e madhe! Të lëvizim e shkojmë lirisht në SHBA, është ëndërra jonë! Pse të mos bëhet realitet psh, siç lëvizim lirisht nëpër rrugët e Europës, por që nuk na tregon se çfarë duhet të bëjmë nga mëngjezi deri në darkë! Në këmbim shpallim non -grata jo vetëm Berishën por edhe Ramën e Gjatë, Lulin e Vogël, Ilir Floririn! Edhe Spartak Ngjelën po të duash!
Fol me kryeministrin tonë të nderuar të na e realizojë këtë ëndërr!
E nderuar zonjë! Marr guximin t'iu them: Mos harro se dikush nga shqiptarët, dikush prej këtyre dikushëve edhe i afërm i imi, është dënuar vetëm pse dëgjonin Zërin e Amerikës, ose ndryshe Zërin e të Vetmes Shpresë, gjatë kohës kur babai i kryeministrit dhe babai apo gjyshi i dikujt nga ministrat që ju bekoni çdo ditë, ishte në instancat më të larta të diktaturës dhe gjykatës diktatoriale! (Mos t'iu duket pa lidhje ky paragraf!) Se këtë paragraf e kam si kushtim për të gjithë paradhësit tuaj në atë detyrë që nga Ulysses Grant-Smith në vitin 1922! Madje edhe për ata që do të vijnë për t'iu zëvendësuar, pasi ju të liroheni nga kjo detyrë e vështirë e demokratizimit të pipëllit pellazg dhe kryepellazgëve të politikës shqiptare!
E para: Miku i mirë në shtëpi të vet!
E dyta (që ka të bëjë edhe me mikun edhe me peshkun) që filloi të arrestohet qysh në kohën e ambasadorit tuaj paraadhës zotit Lu: Miku është si peshku, ditën e tretë fillon të marrë erë! E fundit: Peshku qelbet nga koka!- si psh qelbja e kokave të politikës shqiptare!
Zoti e Bekoftë në fillim Shqipërinë e pastaj edhe SHBA-në!
Nessun commento:
Posta un commento