nga E. Kaceli, Itali
Në faqen zyrtare në FB të Kryeministrit aktual Edi Rama, sot
e kësaj dite, gjen imazhet e një WC-je në një nga labirintet e shumta të ndërtesës
së Kryeministrisë.
Në atë kohë, yzyrhanja allaturka, e lënë tmerrësisht mbas dore, u paraqit si një ndër zbulimet më të mëdhaja të kohës, si modeli qeverisjes së shëmtuar nga paraardhësit e Fort Gjatësisë së Tij! Më qartë u paraqit qeverisja e Berishës në ikje, si dështimi më i madh historik në gjithë historinë e shtetit shqiptar!

Ato nevojtore ishin lënë në mëshirën e fatit qysh në kohën
e Adil Çarçanit!
Kishin dhjerë në ato nevojtore bashkëpunëtorët, apo rojat, e Adilit, Fatosit, Ylli Bufit, Vilson Ahmetit, Aleksandër Meksit, Pandeli Majkos, Bashkim Finos, Ilir Metës, Sali Berishës!
Në ato nevojtore historike, dikush kishte dhjerë gjatë dy- tre mandateve, e dikush ia kishte bërë munë kryeministrisë dhe qeverisjes së popullit tonë liridashës e budallë, për një mandat të vetëm!

Për të treguar ndryshimin, e madh që priste shqiptarët, Edi Rama e filloi Rilindjen, pikërisht me
rikonstruksionin e nevojtoreve të ndërtesës së Kryeministrisë. Në fotografitë e
nevojtoreve të publikuara me bujë nga Kryeministri i sapo hyrë në Zyrat e
Qeverisjes, dukej qartë rrënimi dhe keqpërdorimi i pushtetit nga Sali Berisha!
Rikonstruksion që besoj të jetë mbyllur me sukses tani mbas tetë vitesh në pushtet!
Shpresoj që yzyrhanja allaturka të jetë shëndrruar në një toilette modern me ujë e drita 24 orë rresht, alla franceze!
Kohë kanë pas boll!

Nëse ky ndryshim ka ndodhur vetëm në 3D, si shumë
ndryshime të tjera të mëdha qysh kur me 8 shtator 2013 në këto Zyra Historike,
hyri Edi Rama me bashkëpunëtorët rilindas,
atëherë patjetër duhet një Mandat i Tretë!
Duhet një Mandat i Tretë që Qeveria e Rilindjes të përfundojë veprën e ndritur të rikonstruksionit të nevojtoreve zyrtare të filluara në mandatin e parë! (gojët e liga kundër Qeverisë, thonë se zoti Rama edhe atë gjënë që nuk thuhet e bën në 3D!)

Ky Mandat i Tretë është shumë i rëndësishëm, aq sa
ç'ishte i rëndësishëm edhe institucioni i nevojtoreve për fitimin e Luftës së
Parë Botërore nga Perandoria e Austro -Hungarisë!
Për rëndësinë e nevojtoreve në Kryeministri, dhe në fitimin e betejave elektorale, mjafton të lexoni këtë pasazh nga Vëllimi i dytë i "Ushtarit të Mirë Shvejk" i Hashek:

Gjenerali iu jepte shumë rëndësi
nevojtoreve, thuajse nga ato varej fitorja e monarkisë Austro -Hungareze.
Në lidhje me gjendjen e re të krijuar nga hyrja e Italisë në luftë kundër Austro -Hungarisë, ai theksoi se tamam në nevojtoret qëndronte epërsia jonë e pamohueshme në betejat e Italisë.
Fitorja Austrisë kishte për t'i ardhur nga nevojtoret!

Votoni për Mandatin e Tretë! Votoni për Qeverinë e
kryesuar nga Lideri i Math Edi Rama, që punët e bëra gjatë dy mandateve të para
të mos mbesin përgjysëm! Atdheu është në nevojë! Nevoja ku bëhet?!
Nessun commento:
Posta un commento