shkrimi dhe fotografitë nga E. Kaceli, Itali
Për mua personalisht fotografia e natyrës është këmbëngulje, është shumë sakrificë, është pak mjeshtëri e në rastin më të mirë është fat!
Sa herë që realizoj ndonjë fotografi të një subjekti të pa fotografuar më parë unë e quaj fat!
Fat, sepse mund të ndodhë që ke pritë gjatë gjithë ditës në temperaturë të ulët, nën 10 gradë a më shumë! Ke ecur kilometra të tërë, apo je pozicionuar nga njëri vend në tjetrin, më kot, duke pritur rastin fatlum të një shkrepjeje të sukseshme.
Kështu më ka ndodhur në rastin e fotografimit të Lejlekut të Zi, specie që shihet krejt rrallë në Itali, por edhe në Kosovë apo Shqipëri.
Në Shqipëri, sipas guidës së specializuar në jetën e egër,
Altin Hila, mund të ketë një ose dy çifte të Lejlekut të Zi. Por që nuk ka të
dhëna të sakta se ka folenizuar apo thjeshtë ka kaluar nëpër rrugën e tij të
emigrimit.
Ndërsa në Kosovë, sipas fotografit të natyrës së egër Arian Mavriqi, është vërtetuar vetëm një çift, (i dokumentuar për herë të parë me fotografi e filmim nga ai) në proces emigrimi gjatë vitit 2020!
Ndërsa në Kosovë, sipas fotografit të natyrës së egër Arian Mavriqi, është vërtetuar vetëm një çift, (i dokumentuar për herë të parë me fotografi e filmim nga ai) në proces emigrimi gjatë vitit 2020!
Ndërkohë sipas AOS- Albanian Ornithological Society:
Lejleku i Zi është ndeshur gjatë vrojtimeve te tyre në vite, në numra te rrallë,
në zonat e lumenjve Vjosë, Drinos, Drin
i Zi, Bunë etj. Por nisur nga fakti qe ky lloj lejleku folenizon larg zonave të
banuara është e vështirë të përcaktohet saktësisht folenizimi i tij.
Për të kuptuar se sa i rrallë është ky shpend me një
bukuri të pazakontë, vlen të theksohet se në Itali llogariten rreth 20 çifte që
kanë folenizuar rregullisht vitet e fundit në Itali. Folenizimi i parë është shënuar
në vitin 1994!
Pikërisht për këtë e quaj fat fotografimin e një specieje
të tillë të rrallë e të bukur, në Racconigi, Piemonte, Itali.
Lejleku i Zi (Ciconia Nigra, ose Black Stork) bën pjesë në familjen e lejlekëve. Është pak më i vogël se lejleku i bardhë. Pesha mesatare rreth 3 kg, e gjatësi 95 cm, me një hapje krahësh rreth 2 metër! Ngjyra e puplave, kryesisht e zezë, por që në varësi të ndriçimit merr nuanca nga jeshilja në manushaqe metalike.
Ushqimi i preferuar janë peshqit, amfibët dhe reptilët. Depoziton nga 3 deri në 6 vezë.

Gjatë historisë vende të ndryshme e kultura të ndryshme,
e kanë mbrojtur lejlekun e bardhë, dhe lejlekun e zi me ligje të veçanta dhe
tepër të ashpra!
Në botën e simbologjisë dhe spjegimit të ëndërrave: E zeza presupozon në thellësi të nën ndërgjegjes, të vërteta të fshehura që kur shoqërohet me figurën e lejlekut kthehet në një pozitivitet dhe kontraste shumë interesante që flasin në vijim për ndryshime të rëndësishme e të mira në jetën tuaj!

Nessun commento:
Posta un commento