Një kujtim, një poezi, një kushtim...
Kjo poezi prej katër rreshtash, ndoshta nuk ia vlen me e quajtë as edhe poezi!
Diku e paskam shkrujtë në letër të pastër, aty nga viti 1991. E nuk më kujtohej a e kam publiku në shtypin e kohës!
Vetëm kur miku im i kahershëm Arben Ndoi e shkroi (fjalë për fjalë) në profilin social të poetit dhe mikut tonë të përbashkët, poetit dhe gazetarit, Marash Mirashi, (miqtë si Arbeni ishin lexuesit dhe redaktorët e parë të poezive tona) u kujtova e iu vuna kërkimit në fletoret e mija të dikurshme!
E gjeta me mundim.
E thashë me vete: Hajt se ndoshta e kam publiku edhe në ndonjërin nga tre librat e mij poetikë!
I pari "Simbiozë" Lezhë 1994, ma shumë asht si fletore se sa libër! Bile i mungon edhe ISBN-ja, për faktin se në atë kohë iu mungonte të gjitha botimeve që dilnin nga shtypi i kohës.
Habia ma e madhe : Në faqen e fundit të librit kisha publiku edhe këto katër vargjet me titull:
O Zot!
-ndihmomë të çmendem
ndonëse jam i shkalluar
në këtë botë të marrë.
janar 1991
Nessun commento:
Posta un commento