nga Edmond Kaceli
Fotografia në shërbim të thyerjes së kufinjve virtualë në mes Shqipërisë e Kosovës! Madje edhe më gjërë. Fotografët shqiptarë të natyrës së egër kanë organizuar, e nuk po ndalen të organizojnë, një sërë ekspozitash fotografike në Shqipëri e Kosovë.
Ekspozita të ngjashme janë realizuar edhe në vende të
ndryshme të botës, veçanërisht nën mbështetjen e përfaqësive diplomatikë të
Kosovës. Fotografitë e florës dhe faunës janë bërë pjesë integrale e pasaportës
prezantuese të pasurisë që ofrojnë trojet shqiptare. Përmendim në mënyrë të
veçantë ekspozitat pranë përfaqësive diplomatike të Kosovës në USA, Mbretërinë
Bashkuar, Tiranë etj.Ekspozita në Ambasadën e Kosovës, Tiranë credit S. Aliqkaj
Këto ditë drejtuesit e organizatës WAPH kanë marrë një ftesë të posaçme nga Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë për tu përfaqësuar me një ekspo -fotografike në Tiranë.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë, në 5 vjetorin e krijimit të sajë, ka ftuar organizatën në hapjen e një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara në Liqenin e Tiranës. Ftesa zyrtare është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë Eriada Fino.
Arian Mavriqi -kryetar i organizatës thotë: Ftesa nga Tirana është një tjetër surprizë e veçantë, siç është dhe Tirana e veçantë!
Për ne është kënaqësi, që në vazhdimësi, po marrim të tilla ftesa per ekspozita apo ekspedita! Kështu na jepet mundësia e takimit live ndërmjet miqve fotografë nga mbarë shqiptaria!
Përveç prezantimit te punës
tonë, shkëmbejmë ide, dhe tregojme eksperiencat gjatë fotografimeve në terren.
Ftesat dhe takimet e tilla japin frytet e tyre edhe te fotografët e rinj sepse
promovohet dhe njihet puna e pasioni i tyre. Ky promovim ka shumë rëndësi për të
ardhmen e tyre në lëminë e fotografisë së jetës së egër!
Liqeni i Tiranës credit I.Sinani |
Nessun commento:
Posta un commento