Satirë
I dorëzuan mandatet! Pse bëheni merak?! Pse ia kjani
hallin opozitës?! Në fund të fundit është zgjedhja e tyre!
Në kohën e Enverit, kokrrat që shkonin për opozitën përfundonin
në koshin e kokrrave të pushtetit popullor! E meqënëse populli deshti fort
Enverin, menjëherë opozitarët e parë, e në vijim, u vranë, u futën në burgje, u
internuan!
Kështu populli ynë trim, heroik e partienever dashës votoi,
për vite e vite, me rezultatin fantastik 99.99%.
Ishte votë e lirë dhe e drejtë! E ligjshme në bazë të
ligjeve në fuqi! Bota habitej për popullin tonë të lumtur që votonte masivisht
vetëm Partinë!
Ramiz Alia dhe Partia e Punës fituan kundër opozitës së
parë shqiptare, në zgjedhjet e para pluraliste! A iu kujtohet ai që i thërriste
Neritan Cekës: Dale, dale, e bëre dekllaratën, nashti rri të dëgjosh përgjigjen!
Opozita u hodh në protesta për votën e vjedhur e të manipuluar.
Të huajt bënin thirrje për tolerancë, protesta paqësore e
dreqi e di se çfarë! (U vranë, e më pas u harruan, edhe katër djem në rrugët e
qytetit më antikomunist në botë, në Shkodrën e dhunuar e të harruar nga të
gjitha pushtetet!
Njaty në 1996 populli votoi bindshëm për partinë
demokratike të Sali Berishës! Se populli ynë dashuron gjithmonë vetëm një
Parti! Opozita u tkurr. Në fillim nuk pranoi ti merrte mandatet që ia fali
bujarisht qeveria! Qeveria e Partisë që erdhi nga vota e lirë e popullit me një
rezultat mbi 80%!
Rezultati: 1997! Protesta të dhunshme! Fundi i ushtrisë
shqiptare. Armatosja e popullit! Të vrarë më shumicë nga të gjitha palët! Vetëm
nga politikanët nuk u vra asnjë! Maksimumi, morën nga një presh në bythë! E ikën
të lumtur që populli i don aq fort.
Të huajt gjithmonë na u gjendën pranë!
Ndërkombëtarët i bënin thirrje opozitës të hynte në
parlament, të mos braktiste e parlamentin, të respektonte vullnetin e popullit!
(Pirdh dreq e bëj përpeq!)
Pas 1998, pati një përiudhë paqeje e kompromisesh
politike që na kthyen për pak kohë qetësinë që nuk e duam ne shqiptarët. Se qetësia
dhe prosperiteti (zhvillimi duke ecë përpara) nuk na bën mirë nga ana e shëndetit
mendor!
I ndërruam me radhë e i ricikluam Majko, Nano, Nano-
Meta, Berisha-Meta!
Derisa për një bllok të parëndësishëm të Metës opozita,
thonë, i vuri flakën Tiranës!
E qeveria që e donte populli, krejt rastësisht, gati si
padashje, vrau nja katër veta në mes të kryeqytetit! ( 21 janar 2011).
Të huajt prapë bënë thirrrje për protesta paqësore,
tolerancë, e respektim të instuticioneve e tërci e vërci!
Të vrarët u harruan me ardhjen në pushtet të yllit të
madh -vezullues liderit socialist Edi Rama, që ndriçon i vetëm, edhe sot e kësaj
dite nga zyrat e kryeministrisë.
Mori votat në emër të 4 demonstruesve të vrarë në shesh,
dhe e ruajti pushtetin me një miljon shuplakat që opozitës ia dha populli!
Populli që kurrë nuk e do opozitën! Pasi gjithëherë sherri dhe burimi i të
gjithë fatkeqësive është e mbetet opozita!
Në fakt opozita e udhëhequr nga Lulëzim Basha, dhe e mbështetur
fuqimisht nga Sali Berisha, bëri një luftë të vërtetë parlamentare, e në
sheshe! Por populli mbështet gjithmonë qeverinë! Për popullin nuk kanë rëndësi
problemet dytësore si korrupsioni, droga, parlamenti me deputetë të akuzuar për
krime! Populli don Partinë. Vetëm atë që është në pushtet!
Edhe të huajt mbështesin Qeverinë!
Turma e miqve ambasadorë, këshilltorë, europarlamentarë,
sekretarë, e shoferë të të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, USA
gjithashtu, mbështesin qeverinë Rama dhe i bëjnë thirrje opozitës të respektojë
institucionet!
Por opozita u pjerdh nga veshët!
Lulzim Basha i fut një të kënduar hymnit kombëtar, dhe
bashkë me deputetët e opozitës, mu përballë parlamentit, të zgjedhur me votë të
lirë e të ndershme, i bëjnë shurrën mandatit të deputetit!
Nuk pjerdhin as për komunitetin ndërkombëtar të shoferëve,
pastruesve, e ambasadorëve të ambasadave!
Madje kryelartësia e Tij, dhe Shtatëgjatësia e tij, Skënderbeu
Shalëgjatë, dekllaron se ne teknikisht qeverisim pa opozitën! (Të dhjefsha
teknikalitetet!)
Por opozita kështu e ashtu!-Ai Lideri i historisë aktuale
nuk denjon të zdrypë nga magjari, se kalin e vrau Saliu!
Kjo me justifikimin se e votoi populli, se e don populli!
(Dikush kujtohet të pyesë mos kanë ndonjë lidhje gjaku me
Berishën që e don te populli aq fort!?)
Për ta bërë popullin më të kënaqur, meqënëse gjithmonë ka
dashtë atë që është në karrigen e pushtetit, jemi që jemi, votat në parlament i
kemi (teknikisht) a nuk nxjerrim një ligj?
Po, po, një ligj me anë të të cilit të nxjerrim të
paligjshëm opozitën!
E pas këtij ligji e fusim në burg opozitën, krejt bllokun
opozitar, përfshirë edhe bashkëjetuesen e Presidentit Aktual, Doktoreshën e Shkencave!
Kështu populli do të mbetet i kënaqur, komuniteti ndërkombëtar
na përkrah se ligji kalon në parlament, opozita rri në burg duke mbledhë sapuna
në dushet e burgjeve specialë, e Lideri Suprem në pushtet, e veshët na rrinë
rehat!
Bacë u kry! Tung! Të fala ndërkombëtarëve!
Nessun commento:
Posta un commento