Satirë:
-nga Edmond Kaceli
Të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të
barabartë! -Ky perifrazim i mikut tim të adoleshencës, të madhit George Orwell, më vjen
parasysh sa herë shikoj derrat që na rrethojnë, e na komandojnë e na udhëheqin!
Në vijim të udheheqjes derrore në Fermën tonë të kafshëve më bie ndërmend
ajo shprehja e famshme e thënë nga një derr udhëheqësi (në shqip: burrë i zoti)
para do kohëve:
Opozitarë por vëllezër!
Tani se si mund te bëhet derri opozitar për vëllain derr, vetëm dreqi i
derrit e di!
Ekziston edhe një barcoletë filozofike e famshme për derrat:
Në pazar të kafshëve në Milot, një fshatar i kërkoi shitësit që derrkucët,
të mos jenë baxhanakë! (Baxhanakë në
shqip përkthehet kunat me gratë motra)
Arsyeja ishte se baxhanakët nuk kanë konkurrencë me shoqi -shojnë, dhe
nuk do të majmeshin si duhet!
Fshatari, rritës derrash me shumë përvojë, i lypi vëllezër!
Përfundimi logjik! Ka një luftë të ashpër për ushqim e
derrat e majmen më fort kur janë vëllezër!
Vëllezër por opozitarë!
Kështu hanë më fort e jetojnë më të lumtur, e majmen më të
lumtur, duke u ushqyer në lugun (tharkun) e derrave!
Pra, pavarësisht se cili derr është në krye të udhëheqjes
për momentin, parimi është i njëjtë: Opozitarë por vëllezër! Kështu majmëria bëhet
e pafund!
P.S. Çdo aludim për Shqipërinë, pozitën,
opozitën, qeverinë, kryeministrin, presidentin, parlamentin, gjykatat, e gjithë
strukturat e administratës atje, është i pavend dhe i dënueshëm konform ligjeve
në fuqi dhe konventave ndërkombëtare!
Nessun commento:
Posta un commento