Shkelim mbi gjethet e rëna të pemëve
Unë,
ti
dhe të tjerët si ne të dy.
Vjeshta merr shkallet e ikjes. (Capriè, IT) |
Shkelim
pa nostalgjinëe veçantë të rënies.
Shkelim
...Nuk kujtohemi se një vjeshtë
me nervurat e fikuna,
zakonshëm,
do të shkelin mbi humusin tonë
pa grimën e nostalgjisë
Gjethet.
e ripunuar nga vëllimi "Kur u mbaruan përrallat për fëmijë"
EPB "Gjergj Fishta" Lezhë 1998
Nessun commento:
Posta un commento