Lexues

sabato, dicembre 03, 2011

Vargje të marra

Poezitë qenkan bërë aq fluide sonte.
Në çdo fletë
-ca gjurmë gishtërinjsh, lehtësisht,
duken.

Kanë mbirë mes rreshtave…
Shiko!
-vargjet janë bërë më të ndjeshme,
dhe ndjenjat kanë kaluar kufinjtë e vargjeve.
(Vargje!
-zgjeroni hapin, frymëmarrjen metrike
bëjeni hap ndjenjash.)

-Mos!…

Më lejo!
-gjithçka është e mundur.
Gjithkush ka të drejtë të dashurojë…

-Mos…

Mos u tremb! –është kërcitja e librave që digjen
si një dëshirë e pakapshme.
Që vuajnë si unë,
çahen brenda vetes,
dhe s’kanë tjetër të drejtë,
vetëm shpërthejnë vargje.

Vargje të kota… Vargje të marra…

***
-po më torturon ky fund i pashpresë.
Ora?… -me siguri ka ikur mesnata. Kalimtare
si njerëzit.

Mjaft!
-dëshiroj të lë gjurmë të pashlyeshme.
Ah! Redaktorët.

Duhet të pushojnë se ekzistuari redaktorët e jetës.
Duhet nga fillimi, dhe njëherë,
mbi themelet e Parimit Poetik të ndërtohet Bota.

2 commenti:

  1. KAM BESUAR GJITHMONE NE FORCEN E FJALES TENDE POETIKE...
    inel

    RispondiElimina
  2. Uroj te jesh mire. Uroj te jesh shume, shume, mire. Ishte nje surprize e mrekullueshme komenti Juaj. Nese ke mundesi me shkruaj ne e- mail edmond.kaceli@gmail.com

    RispondiElimina