Lexues

domenica, ottobre 02, 2011

Lirikë pa ndjenjë - E. Kaçeli

-për vete

Në Bylis gjetën një statujë të ngrohtë
një statujë të ngrohtë të një djaloshi të ri.
Arkeologia e re e kundroi,
                                       e magjepsur,
statujën çudi!
Dridhshëm mermerin e lëmuar, lëmoi.
U drodh fort, mermer i ngrohtë.
Kërciti.
U shkërmoq nën rrezet e diellit.
Fryu fllad
-s’mbeti tjetër veç pak pluhur
i mermertë
nga statuja e ngrohtë e një djaloshi të ri.

Arkeologia atë natë linte vajzërinë.

Lindi kështu një legjendë.
Se thonë,
              statuja foli para pluhurosjes:
Nuk kisha kohë për dashurinë. –Mos qesh!
Nuk të thashë dot një fjalë…

Por vajza qeshi.

Dhe ndodhi ajo,
                        legjenda.
...Në gishtat e vajzës pak pluhur i mermertë

5 commenti:

  1. nuk e ke prezantuar te plote poezine

    RispondiElimina
  2. E vërtetë. Kam heqe shprehjen "bashkë folëm shpesh". E kam heqë vetëm për efekt poetik...

    RispondiElimina
  3. . PERSHENDETJE . MONDI E KE REDAKTUAR SHUME , OSE NDOSHTA TA KA REDAKTUAR KOHA . MUND TE TE AKTIVIZOJ KUJTESEN DUKE TA SHKRUAR TE PLOTTE .

    RispondiElimina
  4. ME MREKULLON KJO POEZI SA HERE E LEXOJ.

    RispondiElimina
  5. Sikur edhe nje lexues te vetem te kete poezia ime, ndjehem i lumtur.

    RispondiElimina