Poezi, fotografi, opinione, satirë, humor, polemikë, letërsi, e prapë poezi e prapë fotografi!
domenica, ottobre 04, 2020
Kënga e mërgimtarit... Nga Alketa Dinaku (Hila)
sabato, settembre 19, 2020
Kështu thyhen kufinjtë! -Wildlife Albanin Photographers
nga Edmond Kaceli
Fotografia në shërbim të thyerjes së kufinjve virtualë në mes Shqipërisë e Kosovës! Madje edhe më gjërë. Fotografët shqiptarë të natyrës së egër kanë organizuar, e nuk po ndalen të organizojnë, një sërë ekspozitash fotografike në Shqipëri e Kosovë.
Ekspozita të ngjashme janë realizuar edhe në vende të
ndryshme të botës, veçanërisht nën mbështetjen e përfaqësive diplomatikë të
Kosovës. Fotografitë e florës dhe faunës janë bërë pjesë integrale e pasaportës
prezantuese të pasurisë që ofrojnë trojet shqiptare. Përmendim në mënyrë të
veçantë ekspozitat pranë përfaqësive diplomatike të Kosovës në USA, Mbretërinë
Bashkuar, Tiranë etj.
Ekspozita në Ambasadën e Kosovës, Tiranë credit S. Aliqkaj
Këto ditë drejtuesit e organizatës WAPH kanë marrë një ftesë të posaçme nga Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë për tu përfaqësuar me një ekspo -fotografike në Tiranë.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë, në 5 vjetorin e krijimit të sajë, ka ftuar organizatën në hapjen e një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara në Liqenin e Tiranës. Ftesa zyrtare është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë Eriada Fino.
Arian Mavriqi -kryetar i organizatës thotë: Ftesa nga Tirana është një tjetër surprizë e veçantë, siç është dhe Tirana e veçantë!
Për ne është kënaqësi, që në vazhdimësi, po marrim të tilla ftesa per ekspozita apo ekspedita! Kështu na jepet mundësia e takimit live ndërmjet miqve fotografë nga mbarë shqiptaria!
Përveç prezantimit te punës
tonë, shkëmbejmë ide, dhe tregojme eksperiencat gjatë fotografimeve në terren.
Ftesat dhe takimet e tilla japin frytet e tyre edhe te fotografët e rinj sepse
promovohet dhe njihet puna e pasioni i tyre. Ky promovim ka shumë rëndësi për të
ardhmen e tyre në lëminë e fotografisë së jetës së egër!
![]() |
| Liqeni i Tiranës credit I.Sinani |
Pas takimit-ekspeditë, dhe ekspozitës në Liqenin e Shkodrës, ekspozita e
radhë e po organizohet në Parkun
Kombëtar të Blinajës, Kosovë.
Fotografët kanë paraqitë së paku nga dy punime prej
të cilave, nga një komision ekspertësh fotografë, zgjidhen ato më të mirat si
pjesë e ekspozitës.
Ekspozita në Parkun e Blinajës, ka mbështetjen dhe
bashkëpunimin e veçantë nga Presidenca e Kosovës, me pikësynim promovimin e
turizmit dhe natyrës së egër shqiptare.
giovedì, settembre 03, 2020
Triptik... nga E. Kaceli
VJESHTË
Prej pemëve bien gjethet.
Prej zemrave bien dashuritë e thara.
NËSE TI VDES…
(atëherë)
do të mbij unë –Lulja e Pikëllimit.
ËNDËRR
Helmuar prej dashurisë.
Helmuar prej ëndërrave.
Helmuar prej çdo gjëje të mirë
që jeta ma dha me tepri.
U rrëzova. Rashë.Me shpresë
për t’më ngritur ti.
martedì, settembre 01, 2020
Takim emocionant me Ujkun e Zi, specie e rrallë!
nga Edmond Kaceli
Emocionant ka qenë takimi i dy fotografëve të natyrës së Egër, me specien e rrallë Ujku i Zi, konsideruar si një nga bukuritë e rralla të natyrës në botë.
Fotografët shqiptarë nga Kosova, Arian Mavriqi dhe Besnik Jakupi, arrijnë të fotografojnë dhe të filmojnë, Ujkun e Zi, në zonën e Kamenicës, Kosovë. Lokacioni i saktë mbahet sekret për arsye të mbrojtjes nga gjuetia e paligjshme. Pasi ky lloj ujku, për shkak të ngjyrës së zezë, e rrallë në botën e ujqërve, kërkohet shumë në tregun e zi. E për këtë arsye gjuetia e tij në vendet e botës ku është i përhapur mbrohet me ligje të posaçme.
Fotografi Besnik Jakupi tregon: Ishte herët , rreth orës gjashtë të mëngjezit, ora kur bashkë me mikun dhe kolegun, Arian Mavriqi, dalim zakonisht për të fotografuar jetën e egër.Papritmas pamë diçka që u fsheh në mes arave me misër. Fillimisht kujtuam se ishte një qen apo diçka e tillë. Duke kontrolluar në zonën ku ishte fshehur, dalluam se përmasat, ngjyra dhe mënyra si por reagonte kundrejt nesh, nuk ishin të zakonshme për një qen. Arritëm të afrohemi deri në distancën diçka rreth 30 -40 metër. Vetëm atëherë krijova bindjen se kishim të bëjmë me të ashtuquajturin Ujku i Zi, specie e mbrojtur në Botë. Bindje që u përforcua më pas, nëpërmjet fotografive dhe video-s që arritëm të realizonim në ato momente magjike!
Fotografi Arian Mavriqi, thotë: Ishte një ndër daljet tona fotografike rutinë në komunën e Kamenicës, Kosovë. Në momentin e parë emocionet ishin të papërshkruara! Ndërsa ai shikonte, si me dyshim, në drejtimin tonë arritëm të realizojmë disa shkrepje të njëpasnjëshme. Për fat të keq ky lloj ujku, i rrallë, kërkohet shumë nga gjuetarët e papërgjegjshëm dhe në tregun e zi. Do të ishte humbje e madhe për natyrën e trojeve shqiptare. Shpresojmë në vetëdijësimin e shoqërisë që të ruhen këto pasuri tonat sepse një bukuri të tillë në vendet e tjera munden vetëm ta ëndërrojnë.
Sipas studimeve të Stanford University, USA, dhe laboratorit të gjenetikës, Itali, ish Instituti Kombëtar për faunën e Egër, (sot Istituto superiore per la protezione e la ricerca ambientale, ISPRA) ngjyra e zezë e vjen si pasojë e një kryqëzimi të quajtur të kundërt (ujkonjës ngjyrë gri me qen me ngjyrë të zezë), rreth 10 mijë vjet ma parë.
Sipas shkencëtarëve gjenetistë italo -amerikanë, Ujku i Zi, lloj mjaft i rrallë, në mënyrë të veçantë në Europë, është variant melanik, i ujkut gri (Canis Lupus). Shkencëtarët spjegojnë se mutacioni melanik, është një mutacion i trashëguar që shfaqet me ndryshimin e ngjyrave në më të errëta, konkretisht të zeza në rastin tonë, në organizmat që normalisht kanë tjetër ngjyrë.
Evidentimi dhe fotografimi i Ujkut të Zi është një tjetër sukeses i jashtëzakonshëm, jo vetëm personal i fotografëve Jakupi e Mavriqi, por edhe i punës së palodhshme që organizata e Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër (Albanian Wildlife Photographers), me qendër në Kosovë, po bën në vijimësi për evidentimin e specieve të natyrës së egër që pasurojnë trojet shqiptare.
domenica, agosto 16, 2020
Krenat e Qeverisë diskutojnë situatën!
Photo of the week:
Krenat e qeverisë shqiptare diskutojnë gjendjen, dhe propozojnë variantet për zgjidhje në kufirin shqiptaro -grek!
Në rend:
- Shkëlqesia e Tij, Kryeministri, Edi Rama, i pari vetëm.
- Fort Shkurtësia e Tij, Nën Kryeminstri Erion Braçe
- Gjeneralësia e Vet, Ministri i Brendëshëm Sandër of Lleshaj
- Fort Lumturia e Tij, Minstri i Diasporës Pandeli Majko
- Gjithë Dituria e Vet, Minister of Foreign Affairs of Albania Gent Cakaj me katër Universitete!
domenica, luglio 12, 2020
Në Shkodër lind Wild Europe - Nga Jetmir Troshani, Shkodër, Shqipëri
![]() |
| Credit Granit Hysenaj |
Ka qenë një sukses i pazakontë aktiviteti përshendetës, i
datës 12 korrik në Shkodër i organizatës shqiptare të fotografëve të jetës së
egër! Takim i ëndrruar dhe menduar prej kohësh, që më së fundi u bë realitet, pranë
liqenit të Shkodrës.
Gjej rastin, së pari, të falenderoj Bashkinë e Shkodrës dhe gjithë stafin përfaqësues, për mbështetjen, gadishmërinë dhe entuziazmin që ka shprehur dhe praktikisht ka realizuar duke na mbështetur, dhe duke na premtuar për të na rimbështetur edhe në nismat tona të ardhme. Një vlerësim i veçantë shkon për kryetaren e bashkisë së qytetit të Shkodres, zonjën Voltana Ademi, jo vetëm për konsideratën, por edhe pasionin e vëmendjen e saj ndaj natyrës dhe nismës sonë. Aspirata jonë është që këtë takim ta kthejmë në një traditë të mirëfilltë të përvitshme.
Pikërisht kam gjithashtu kënaqësinë e shtuar t’ju informoj se grupi organizativ i Wildlife - Albanian Photographers ka kohë që punon për shtrirjen e bashkëpunimeve të mëtejshme me fotografë të jetës së egër nga vende të ndryshme të Europës.
Përfshimja në këtë projekt -risi të rradhës kërkon rritje, jo vetëm të përgjëgjësisë, por edhe të një cilësie më të mirë të fotografisë. Jam krejt i sigurtë se edhe kësaj here, do të ecim me hapa dinjitozë përpara duke paraqitur shqiptarinë në dritën më të mirë të mundur, ashtu siç e meriton.
Për të rritur cilësinë e punës duhen gjetur mënyra bashkëpunuese të cilat mundësojnë ngritjen e nivelit të fotografisë tonë si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo artistike. Një nga format më efikase dhe aktuale për këtë është realizimi i ekspeditave fotografike.
Shumë shpejt një e tillë do të realizohet në Rrjoll-Velipojë, e cila do të inaugurohet nga tre fisnikët tanë Ruzhdi Ibrahimi, Lutfi Muaremi dhe Vebi Sulejmani, të cilët pa dyshim do ta kurorëzojnë me sukses, duke na sjellë jo vetëm risi në lloje, por edhe në shkrepje cilësore.
Në këto ekspedita qëllimi gjithnjë është shkëmbimi i eksperiencave trajnuese dhe edukative me shpresën për të arritur lartësinë e një niveli të denjë ndërkombëtar e të barabartë me fotografët e evidentuar të natyrës së egër në Europë.
Kujtoj, ky takim, patjetër është fryti i një ëndrre që filloi në Kamenicë e Pejë, Kosovë, në Mars të vitit 2018 me Granit Hysenin, Besnik Jakupin dhe Arian Mavriqin, të cilëve më pas iu bashkova edhe unë, dhe shumë e shumë fotografë të tjerë të talentuar shqiptarë të natyrës së egër!
Ne së bashku, kemi vendosë të guxojmë përtej së tashmes, për t’i dhënë jetë një qëllimi edhe më të madh, pikërisht daljen përtej kufijve ekzistues, duke përfshirë edhe fotografë të jetës së egër nëpër Europë. Ky rrugëtim i ri dhe i përbashkët do të quhet “Wild Europe”.
Ndërkohë që një pjesë e ekipit organizator do të vazhdoj të udhëheqë nismat e Wildlife - Albanian Photographers, pjesa tjetër në lidhje të vazhdueshme do të punojë në kurimin e suksesit të këtij projekti të ri, i cili në kohë ka për qëllim të lidh të dy grupet në një entitet të vetëm.
Në tërësi, bashkëpunimet tona të ardhmen, pandryshueshmërisht vazhdojnë të synojnë mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në trojet tona shqiptare dhe më gjërë, nëpërmjet syrit artistik të fotografëve tanë si brënda ashtu dhe jashtë kufijve të trevave shqipfolëse.
![]() |
| Shkoder, korrik 2020 Credit Raim Kurtaj |
domenica, giugno 28, 2020
Shkodra në fokusin e fotografëve të jetës së egër!
![]() |
| Liqeni iu pret me krahe hapun! (credit J.Troshani) |
![]() |
| Karabullaku, nje nder shpendet simbol te Liqenit. (credit Ruzhdi Ibrahimi) |
![]() |
| Peshkatari (credit J. Troshani) |
domenica, giugno 21, 2020
Ura e Mesit, Shkodër në syrin e fotografit Jetmir Troshani
domenica, maggio 31, 2020
Shqiptari që jeton me gjarpërin! -shkruan Edmond Kaceli, Itali
![]() |
| Nepërka me brirë credit Qendrim Saqipi |
![]() |
| Dhelpra e kuqe credit Qendrim Saqipi |
martedì, maggio 19, 2020
Gresa Berisha -fotografja e parë shqiptare kushtuar WILDLIFE nga Edmond Kaceli, Itali
![]() |
| Credit Gresa Berisha |
![]() |
| Credit Gresa Berisha |




















