Lexues

Visualizzazione post con etichetta bashkia tirane. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta bashkia tirane. Mostra tutti i post

sabato, settembre 19, 2020

Kështu thyhen kufinjtë! -Wildlife Albanin Photographers

nga Edmond Kaceli

Fotografia në shërbim të thyerjes së kufinjve virtualë në mes Shqipërisë e Kosovës! Madje edhe më gjërë. Fotografët shqiptarë të natyrës së egër kanë organizuar, e nuk po ndalen të organizojnë,  një sërë ekspozitash fotografike në Shqipëri e Kosovë.

Ekspozita të ngjashme janë realizuar edhe në vende të ndryshme të botës, veçanërisht nën mbështetjen e përfaqësive diplomatikë të Kosovës. Fotografitë e florës dhe faunës janë bërë pjesë integrale e pasaportës prezantuese të pasurisë që ofrojnë trojet shqiptare. Përmendim në mënyrë të veçantë ekspozitat pranë përfaqësive diplomatike të Kosovës në USA, Mbretërinë Bashkuar, Tiranë etj.

Ekspozita në Ambasadën e Kosovës, Tiranë credit S. Aliqkaj

Këto ditë drejtuesit e organizatës  WAPH kanë marrë një ftesë të posaçme nga Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë për tu përfaqësuar me një ekspo -fotografike në Tiranë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë, në 5 vjetorin e krijimit të sajë, ka ftuar organizatën në hapjen e një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara në Liqenin e Tiranës. Ftesa zyrtare është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë Eriada Fino.

Arian Mavriqi -kryetar i organizatës thotë: Ftesa nga Tirana është një tjetër surprizë e veçantë, siç është dhe Tirana e veçantë!

Për ne është kënaqësi, që në vazhdimësi, po marrim të tilla ftesa per ekspozita apo ekspedita! Kështu na jepet mundësia e takimit live ndërmjet miqve fotografë nga mbarë shqiptaria!

Përveç prezantimit te punës tonë, shkëmbejmë ide, dhe tregojme eksperiencat gjatë fotografimeve në terren. Ftesat dhe takimet e tilla japin frytet e tyre edhe te fotografët e rinj sepse promovohet dhe njihet puna e pasioni i tyre. Ky promovim ka shumë rëndësi për të ardhmen e tyre në lëminë e fotografisë së jetës së egër!

Liqeni i Tiranës  credit I.Sinani

Pas takimit-ekspeditë, dhe ekspozitës në Liqenin e Shkodrës, ekspozita e radhë e po organizohet në Parkun Kombëtar të Blinajës, Kosovë.

Fotografët kanë paraqitë së paku nga dy punime prej të cilave, nga një komision ekspertësh fotografë, zgjidhen ato më të mirat si pjesë e ekspozitës.

Ekspozita në Parkun e Blinajës, ka mbështetjen dhe bashkëpunimin e veçantë nga Presidenca e Kosovës, me pikësynim promovimin e turizmit dhe natyrës së egër shqiptare.


Liqeni i Blinajës credit L. Dragusha


domenica, novembre 08, 2015

Valixhja bosh... (në dy kohë) nga E. Kaceli

Një urë e vjetër
një urë e vjetër guri
                               e vjetër sa Bota
Përmbi urën e vjetër, një fëmijë
një fëmijë me një valixhe të rëndë
Mbi urën e vjetër një fëmijë tërheq
                                            një valixhe të vjetër
të vjetër dhe të rëndë
të rëndë sa pesha e Botës
një valixhe të dalë boje, të ngrënë cepash
një valixhe të mbushur plot me ëndërra
me ëndërra që kurrë nuk guxoi ti shihte...

Një urë e vjetër
një urë e vjetër guri
                               e vjetër sa Bota
Përmbi urën e vjetër, një fëmijë
një fëmijë në moshën e burrit
                                                tërheq
                                                          një valixhe të vjetër
tërheq një valixhe të rënduar prej peshës së viteve
një valixhe të dalë boje, të ngrënë cepash
një valixhe bosh.
Bosh. Bosh.
-se ëndërrat ikën nga pesha e frigës
Ikën, u larguan
si të mos kishin ëndërruar kurrë...

Dhe këmbët e lodhura përplasen në urë
në urën e vjetër, në urën e lashtë
në urën ndërtuar me gurët e heshtjes ...


(Ura e Tabakëve, Tiranë, gusht 2015)

venerdì, novembre 04, 2011

Kurbani -Godan -Titulli i kopjuar

nga E. Kaceli

Kur degjova per here te pare per librin "Kurbani" qe kryetari uzurpator (pushtues) i partise socialiste nxorri ne drite, mu kujtua se nje liber me titullin Godan -Kurbani, i nje autori indian, ishte botuar dikur dhe ne gjuhen shqipe.

E kerkova ne internet. Gjeta referencat frengjisht te ketij libri, te botuar ne France ne vitin 2006, ne te kushedi saten gjuhe te botes.

Per ata qe dine frengjisht, italisht, apo spanjisht, ideja e librit te Premchand eshte lufta per nje lope, simbol i Indise.

Per ata qe dine shqip, mund ta kerkojne librin ne nje nga bibliotekat shqiptare me titullin origjinal Godan (Kurbani)

Besoj se ideja e librit te Rames eshte vjedhe nga ky liber indian, qe ka hyre ne historine e letersise universale.

Lopa simbolizon Bashkine e Tiranes qe ia moren Rames nga duart ndersa po e milte ne menyren me te eger. (Per ta mjele, ndoshta, mjelesi tjeter)
Dhe ketu per pak sa nuk plasi lufta.
Por nuk jemi ne Indi dhe pse Tirana, kryeqyteti, eshte lopa e shenjte e shqiptareve!
Dhe une besoj se shqiptaret nuk jane banoret e nje fshati indian qe çdo vjedhje, a grabitje mund t'iua shesesh si prone origjinale tenden.
Te pakten te permendej shkrimtari indian, pre e kesaj vjedhjeje ne ide, qe ne gjuhe te huaj e quajme embelsisht "plagjiature"

Godan, le don d'une vache
di: Premchand
Autore/i: Premchand
Editore: Harmattan
Collana: Lettres asiatiques
Prezzo di copertina: € 31.00
Prezzo deastore.com (info) € 35.65
Formato: Libro

Data di pubblicazione: 02 Marzo 2006
Disponibilità (info) 15 giorni lavorativi
ISBN: 2296002269 ISBN 13: 9782296002265

Godan, le don d'une vache un libro di Premchand

Godan met en scène le combat tragique de la vie de Hori, un paysan du Nord de l'Inde dont le rêve est de posséder une vache, symbole de la prospérité d'un paysan indien. Victime des circonstances, Hori se voit accablé de dettes et réduit en esclavage. A sa parution en 1936, année de la mort de Premchand, ce livre a été immédiatement reçu comme un chef d'oeuvre de la littérature indienne et comme un monument de la littérature universelle. Traduit en plusieurs langues, sa parution en français, 60 ans après sa publication en hindî et la mort de son auteur, est un événement.