Një urë e
vjetër
një urë e
vjetër guri
e vjetër sa Bota
Përmbi urën
e vjetër, një fëmijë
një fëmijë
me një valixhe të rëndë
Mbi urën e
vjetër një fëmijë tërheq
një
valixhe të vjetër
të vjetër
dhe të rëndë
të rëndë
sa pesha e Botës
një
valixhe të dalë boje, të ngrënë cepash
një
valixhe të mbushur plot me ëndërra
me ëndërra
që kurrë nuk guxoi ti shihte...
Një urë e
vjetër
një urë e
vjetër guri
e vjetër sa Bota
Përmbi urën
e vjetër, një fëmijë
një fëmijë
në moshën e burrit
tërheq
një valixhe të vjetër
tërheq një
valixhe të rënduar prej peshës së viteve
një
valixhe bosh.
Bosh.
Bosh.
-se ëndërrat
ikën nga pesha e frigës
Ikën, u
larguan
si të mos
kishin ëndërruar kurrë...
Dhe këmbët
e lodhura përplasen në urë
në urën e
vjetër, në urën e lashtë
në urën ndërtuar
me gurët e heshtjes ...
(Ura
e Tabakëve, Tiranë, gusht 2015)
Nessun commento:
Posta un commento