Vetmuar deri në çmendje
më i vetmuar se vetëm,
krejt i vetëm shëtis
eci mespërmes
në pyllin e heshtjes
në rrugën e parrugë
vizatuar prej vjeshtës.
Gjethet janë ndryshkur
Gurët janë ndryshkur
Fjalët janë ndryshkur,
gjithashtu
…në grykën e pafundit
Heshtja flet me dikë larg meje…
Në pyllin e heshtjes
ranë gjethet e fundit
gjethet e harresës
krejt kot,
shiu mundohet të lajë
ngjyrën e përgjakun të vjeshtës...
Edmond Kaceli
Tetor 2014, diku në një pyll të
Italisë
Nessun commento:
Posta un commento