Lexues

martedì, aprile 02, 2013

Autobiografi duartokitësi

-Shpesh më duket se ecim krejt si ky kërmill i vogël, nëpër shkretinën e një rruge pa krye...

1966

Bob Sagren kërceu me shkop.
Theu rekordin e mëparshëm botëror.
Në duart e ashpra të babës përpëlitesha...

1986
Sergei Bubka kërceu me shkop.
Theu rekord botëror.
(Rekord'i i mëparshëm theu shkopin e vet)

199...
20...
Rekorde dhe shkopinj të tjerë thyhen.
Unë duartrokas.
Pandërprerje duartrokasim.

E. Kaceli

1 commento:

  1. medyshje ?dyzim? duartrokitje ?per ke ?per ate ? per vete?
    autobiografi ?biografi e shoqerise?
    Mondi ju jeni vigan ...shume pak cilesoj si te tille ....
    (me falni ,ndoshta si gjeta fjalet e duhura e me te bukura)

    RispondiElimina