Dhe vjen një ditë që kriminelët largohen nga jeta jonë
publike! Largohen për shumë arsye shpesh të thëna e më shumë të pathëna.
Mund të largohen për arsye vdekjet: Dikush më i fortë i
futi nja dy -tre plumba bythëve, dhe e çon për lesh! Apo pasi ia mërzitën Zotit, e pa të arsyeshme dhe i
largoi nga kjo botë, për t'i nisur në atë tjetrën që askush nuk e di me saktësi se si
funksionon!
Por këta janë kriminelët ordinerë e nuk na interesojnë!
Shqiptarëve në përgjithësi nuk ju interesojnë!
Sepse shqiptarët vriten, priten, shqetsohen, qajnë, puthen,
përputhën, hidhen, përdridhen duartrokasin, përqyrren, qeshin, bërtasin, thërrasin
vetëm, e në mënyrë të posaçme, vetëm për kriminelët e politikës!
Kriminelë që në rastin më të mirë largohen nga jeta
publike me votë të lirë, në një shtet të lirë apo gjysëm të lirë! Në ato raste
shoku kriminel, apo shoqja kriminele, bëjnë me demek se dhanë dorëheqjen duke lënë
pas një pasardhës që është më i keq, dhe më gjakftohtë në llogaritjet e tij ëndërrvrasëse!
Është më i keq, sepse përvojës së vet i bashkangjit përvojën
e këshillat e parardhësit që e këshillon, në formë urdhri, edhe natën kur shkon
të flejë!
Por kriminelët lënë edhe trashëgimtarë! Trashgimtarë në
lidhje gjaku duke ua lënë vendin bosh fëmijës së rritur që përbetohet me zjarr
për amanetet e babës që të ketë kujdes partinë në të cilën i jati aderonte qysh
pa u krijuar akoma partia!
Më e bukura në këtë mishmash largimesh e kthimesh, është kur jepet dorëheqja!
Lexohet një motiv! Dhe turma e indoktrinuar deri në palcë
duartroket, emocionohet, përlotet, qurravitet deri në monstruozitet për
largimin e monstrës që i kishte hipur në shpinë prej vitesh! (Jo më pak se 10
vite të paktën, se ndryshe nuk funksionon!)
Teksa turma masturbohet në vajtimin e sajë, njësoj si
populli koreano -shqiptar, krimineli i fut një buzëqeshje që i ngjan therjeve të
sforcuara të bagëtive gjatë regjimit komunist!
I fut një buzëqeshje, dhe largohet, për të mos u larguar!
(Në rastin më të mirë në favor e për të mirën e popullit
një pjesë e këtyre shokëve kriminelë është dorëhequr, është larguar, është
rikthyer, është rizgjedhur, është rilarguar e ridorëhequr për të mos u larguar
deri në ditën e mbrame!)
E populli vijon të duartrokasë e të thërrasë: Rrofsh e
qofsh sa malet shoku ynë i nderuar kriminel! Kriminel pa terma të ndërmjetme!
Pushofsh në paqen dhe begatinë e përjetshme të dorëheqjes!