Lexues

Visualizzazione post con etichetta ardi veliu satire shqiptare pamfleti edi rama sali berisha ilir meta hymni kombetar lulezim basha kelmend blendi çuçi foto edmond kaceli edmond kaceli veriu malesoret. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta ardi veliu satire shqiptare pamfleti edi rama sali berisha ilir meta hymni kombetar lulezim basha kelmend blendi çuçi foto edmond kaceli edmond kaceli veriu malesoret. Mostra tutti i post

mercoledì, ottobre 06, 2021

Pamflet: Të gjithë ia fusin njëri tjetrit! -nga E. Kaceli


Shumë e çuditshme është!
Ja për shembull: Ia futën Ardi Veliut, kryepolicit! Si me thënë ia futi vetes me dorëheqje. Por dorëheqja ishte e detyruar! E detyruar nga Kryeministri Rama! Pra ia futi Edi Rama! (Blendi Çuçi vetëm i mbajti kandilin Ramës)
 
Pa ditë më parë ishte protagonist Lulëzim Basha. Luli sa herë çohet nga gjumi e gjuan ndonjë budallëk politik!
Atë botë, në vend të këndonte Hymnin Kombëtar, çohet nga gjumi dhe hop ia fut Sali Berishës. Ia fut me ndihmën e amerikanëve! Natyrisht, se pa amerikanët Luli nuk arrin t'ia fusë as Salinajt, për shembull!
 
Nga ana tjetër ngrihet uragani Berisha (sipas pipëllit pellazg) e kërkon t'ia fusë, me çdo kusht Lulit duke tundur e shkundur statute e rregullore partie! Natyrisht besnikëria e Berishës ndaj statuteve dhe rregulloreve të partisë është epike! Si krejt historia politike e tij për këto 30 vjet! Në ndihmë i vjen zonja Kokalari! Nga Amerika erdhi! Dhe iku pa e kuptuar mirë se kujt ia futi tamam zonja e nderuar!
 
Nga ana tjetër është një farë presidenti, alias burri i Monikës, që po mundohet një parlament i tërë t'ia fusë por iu ka ngecur e futura në dyert e Venecias, e sipas gjasave do kalojë vetëm me disa të puthura të Kushtetutës! Kushtetutës që ia kanë futur të gjithë me radhë!
 
Kjo histori me të puthura, , me kushtetutë, me dorëheqje, me statute partie, me kokëlarë e kokëpalarë, me avionë që gjuajnë mushkonja në Kelmend, me futje ose në gjuhën e malësorëve të Veriut "me të rrasun" në fakt është krejt e pavend!
Se në të gjithë këtë histori futjesh atij që i hyn thellë e më thellë, që i rraset përditë (i rraset thika në palcë) përditë e më fort, përditë e më shumë, është populli!