Heret.
Viti i ri është tepër larg
Larg meje dhe larg gjithkujt. Larg
vetes është
Heret.
Kartolina të trembura
Kartolina -dordolecë për të trembur
veten
me frikën e ardhjes së Vitit te Ri.
Heret.
Kartolina kurrkund
nuk gjenden. -njerëz.
Dita ikën shpejt...
Improvizoj trishtëm një kartolinë
të parakohshme
të jokohshme
"Gëzuar Vitin e Ri ...! "
Çudi!
Perëndoi dielli heret
Me heret se kurrë...