Mendime te çmendura

Mendime të çmendura

Mendoj: Asgjë.

Bëj: Asgjë.

Them: Asgjë.

Kështu jeta vazhdon të ecë përpara me të njëjtin ritëm që ecë përmbrapa!

E. Kaceli

Lexues

e hënë, dhjetor 12, 2011

Kartolinë e hershme -nga E. Kaçeli

Heret.
Viti i ri është tepër larg
Larg meje dhe larg gjithkujt. Larg
vetes është

Heret.

Kartolina të trembura
Kartolina -dordolecë për të trembur
                                                      veten
me frikën e ardhjes së Vitit te Ri.
Heret.

Kartolina kurrkund
nuk gjenden. -njerëz.

Dita ikën shpejt...

Improvizoj trishtëm një kartolinë
të parakohshme
të jokohshme
"Gëzuar Vitin e Ri ...! "

Çudi!

Perëndoi dielli heret
Me heret se kurrë...

1 commenti:

  1. fantastike . me duket sikur e kam krijuar une kete poezi . u bera pak xheloze .FALEMINDERIT PER URIMIN . DHE UNE TE UROJ TY DHE GJITHE ATA QE TE LEXOJNE TY.GEZUAR!

    ReplyFshije